Categories: Uncategorized

Kush janë dy ministrat e Ramës që po i heton SPAK?

SPAK ka nisur hetimet pas padisë së PD-së për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ditën e sotme është hedhur me short dhe është caktuar prokurori, i cili po vlerëson nëse ka elemente të veprës penale për këtë kallëzim Penal.

Të lidhura

None found

PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ministrant Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini, për kryebashkiakët Erjon Veliaj, Artur Bushi, Valbona Sako dhe ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako.

Selia blu akuzon zyrtarët e lartë për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre” “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas PD është kriminele është neglizhenca e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, që kanë lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin në to, pasi ishin deklaruar të pabanueshme.

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në të.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit.

Por hetim ne lidhje me pasojat e termetit kanë nisur edhe tre prokurori, dhe nëse vertetohen shkelje te zyrtarëve të lartë të kallzuar atëhere automatikisht te treja hetimet i kalojnë SPAK.

të fundit

Rome: 13-year-old carried part of a bicycle brake lever in his back for three years; surgery saved his leg

Një histori e pazakontë vjen nga Roma, ku mjekët e spitalit pediatrik “Bambino Gesu” arritën të heqin një pjesë metalike…

4 minutes ago

Protest escalates as door to Parliament Presidency is breached and fire is set at entrance; police use tear gas

Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Protesta është përshkallëzuar,…

4 minutes ago

Shiroka-Pula: Anëtarësimi në NATO vijon të jetë objektivi ynë strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, mori pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Në fjalën…

4 minutes ago

Students set trees near the Prime Minister’s Office on fire, throw Molotov cocktails at the building! Police attempt to disperse the crowd with tear gas

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para…

5 minutes ago

Shiroka-Pula zhvilloi takim me përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja vlerësoi punën dhe…

5 minutes ago

Ervin Salianji joins student protest outside the prime minister’s office

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, i është bashkuar protestës studentore, para Kryeministrisë. Për…

5 minutes ago