Categories: Uncategorized

PD dorëzon në SPAK kallëzimin për Olta Xhaçkën: 6 vepra penale në ngarkim të ministres

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro.

Ndër personat e kallëzuar janë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria “EUROVIA” shpknj, me administrator Emir Shefiti dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., me administrator Renald Gova.

Të lidhura

None found

6 janë veprat penale të referuara në kallëzim, ku përfshihen
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet se Ministria e Mbrojtjes duhet të argumentonte dhe të dokumentonte përzgjedhjen e kandidatëve që ka ftuar në këtë procedurë pa garë. Rezulton e provuar në dokumentet e tenderit, se ndryshe nga sa detyron ligji, mungon argumentimi se përse janë ftuar kompanitë e shpallura fituese “EUROVIA” shpknj dhe shoqëria XPERT SYSTEMS sh.p.k., në kushtet ku asnjëra prej tyre nuk është e specializuar në fushën e objektit të prokurimit, por kanë bërë shtimin e objektit të veprimtarisë vetëm disa ditë përpara hapjes së procedurës së prokurimit.

Gjithashtu, në kallëzim evidentohet se kompania “EUROVIA” shpknj, nuk përmbush kriterin ligjor të eksperiencës së ngjashme ne fushën e furnizimit me produkte ushqimore në 3 vitet e fundit. “Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj “tregtimin e ushqimeve”, vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi dhe për pasojë nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Në këtë rast, shkelja flagrante e ligjit faktohet nga përgjigja e dy pyetjeve të thjeshta:

1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?” – thuhet në kallëzimin e PD.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike, në rastin konkret jemi përpara veprimeve në kundërshtim me ligjin, për shkak se nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është dërguar “Ftesë për Ofertë” kompanive që nuk janë të specializuara në ofrimin e këtyre mallrave dhe janë pranuar dhe marrë në dorëzim mallra dhe furnizime për të cilat këto subjekte nuk plotësonin kriteret ligjore për ti furnizuar. “Fakti që kompania EUROVIA ka ndërmarrë veprime konkrete për të qënë pjesë e këtij prokurimi, vetëm 6 ditë përpara se ky i fundit të shpallej, tregon që ata kane pasur informcion paraprak, si dhe kanë qënë ne dijeni që do të shpalleshin fitues, duke bashkëpunuar kështu me zyrtarët publikë”, – thuhet në kallzimin e PD.

të fundit

Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon vorbullat diellore që ndikojnë edhe Tokën

Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me një nivel detajesh të paprecedentë, falë teleskopit diellor më të fuqishëm…

2 hours ago

WhatsApp teston mesazhet tekstuale që fshihen sapo lexohen

WhatsApp po përgatit një funksion të ri që synon të rrisë privatësinë e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të dërgojnë…

2 hours ago

Buzhala: Serbia Receives More Than 1.2 Billion m³ of Water Annually from Kosovo, Despite Threats Over the Ibër

Publicisti Viktor Buzhala ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke…

2 hours ago

Zelensky Reaffirms Position on Kosovo in Serbia, Ukrainian MP: A Diplomatic Mistake, Ukraine Should Recognize It

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi qëndrimin…

2 hours ago

Buzhala: Serbia përfiton mbi 1.2 miliardë m³ ujë në vit nga Kosova, pavarësisht kërcënimeve për Ibërin

Publicisti Viktor Buzhala ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke…

2 hours ago

Zelensky rikonfirmon në Serbi qëndrimin për Kosovën, deputeti ukrainas: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi qëndrimin…

2 hours ago