Tirana e viteve ’80 kishte argëtime që sot nuk mund të quhen të tilla. Ishin disa personazhe që i njihte mëhalla dhe kryeqyteti, që falë bëmave dhe sjelljes jo të zakonshme mbaheshin mend në shoqëri. Një prej tyre ishte ai që njihej si Gëzim Kulufi.
Gëzimi ishte pjesë e komunitetit rom dhe fatkeqësisht fëmijë jetim, një endacak i pa strehë që bënte jetën e zhelonit. Megjithatë Gëzimi shkaktonte humor fal sjelljes së tij dhe mënyrës së të folurit.
None found
Fjali të veçanta shqip por me dialekt e theks rom. Nuk ishin të paktë njerëzit kur e merrnin pranë vetes që ai ti bënte për të qeshur.
Një histori e veçantë është kur Gëzim Kulufi u përballë në urban me këngëtaren e njohur të asaj kohe Parashqevi Simakun.
Gëzimi i ulur në një nga sendilet e urbanit linja Kombinat-Kinostudio dhe përball ti nga dera e urbanit shfaqet Parashqevi Simaku.
Sakaq të gjithë qytetarët në urban e kishin mendjen dhe sytë te këngëtarja mjaft e bukur dhe në kulmin e karrierës së saj, ai lëshon një batutë “të hidhur”:
“Ua kjo morracakja, kur u bëre dhe ti të këndosh në festival moj morracake”
Reagimi i këngëtares ishte një skuqje e lehtë, pa e ditur që ai ishte thjesht Gëzim Kulufi, që gjithkush e dinte se me të vetëm qeshej, me të të gjithë argëtoheshin.
Fati e deshi që vdekja e tij të ishte e papritur edhe të mbetej enigmë. Thonë se u vra në mënyrë misterioze.
Vërtet jetim pa njeri, pa varr por Tirona dhe tironsit e viteve ’80 kanë shumë kujtime, mbahet mend si një endacak i këndshëm që të gjithë qeshnin.(Fjala)
Debati rreth golit të anuluar të Davinson Sanchez ndaj Portugalisë është intensifikuar, pasi llogaria analitike e referimit në X, ArchivoVAR,…
Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut mund të dalin sërish në protestë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre që provimi…
Një ngjarje e rëndë ajrore është regjistruar në Arabinë Saudite, ku 14 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një…
Një aksident ajror i mori jetën 11 personave në Toblerone, qytet në verilindje të Francës, njoftuan autoritetet e rajonit Meurthe-et-Moselle.Mjeti…
Televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke raportuar se mijëra qytetarë dolën…
ElbasaniElbasani u mposht në miqësoren përballë Deciq, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri [...]Read More...