Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se mund të rikthehen në protestë në rast se nuk pranohet kërkesa e tyre që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe.
None found
Në përpjekjet për ta bërë të mundur këtë, është përfshirë edhe Avokati i Popullit në këtë shtet fqinj të Kosovës.
Faton Selami ka bërë të ditur se i është drejtuar Qeverisë në Shkup me një nismë për harmonizimin e ligjeve që rregullojnë dhënien e provimit të jurisprudencës, në mënyrë që studentët shqiptarë të kenë mundësi ta japin këtë provim në gjuhën e tyre amtare, shqip.
Në një prononcim për KosovaPress, ai tha se nga qeveria ka marrë përgjigje se tashmë është ngritur një grup pune i ekspertëve, i cili po shqyrton mundësitë juridike për hartimin e një propozimi që do të zgjidhte këtë çështje.
Selami theksoi se bëhet fjalë për një problematikë me rëndësi të veçantë dhe se institucioni që ai udhëheq ka hapur lëndë me vetiniciativë për trajtimin e saj.
“Kjo çështje është aktuale shumë, është aktivizuar në ditët e para pas marrjes së funksionit të avokatit të popullit nga ana ime. Për këtë arsyeje, e pashë të arsyeshme, që me vet iniciativë, të hapi një lëndë për zgjedhjen e kësaj problematike, që tu mundësohet studentëve të cilët studimet e tyre, deri në diplomë dhe më pas i kanë kryer në gjuhën shqipe, tu mundësohet që edhe provimin e jurisprudencës e jo vetëm, por edhe atë për noterë e përmbarues të mund ta japin dhe në gjuhën e tyre amtare”, thotë Selami.
Ai shtoi se pret që gjatë ditëve të ardhshme grupi punues i ekspertëve, i angazhuar nga qeveria maqedonase, të dalë me propozime konkrete.
“Ne jemi drejtuar dhe me iniciativë deri te qeveria, për harmonizimin e këtyre ligjeve që në mënyrë taksative i rregullon mbarëvajtjen e këtyre provimeve konkrete dhe kemi kërkuar që të mundësohet në gjuhën amtare provimi. Përgjigja e fundit nga ana e qeverisë është se është formuar një grup pune nga ana e ekspertëve, të cilët i shqyrtojnë të gjitha mundësitë juridike dhe punojnë në përgatitjen e një propozimi lidhur me zgjidhjen e kësaj problematike. Ka paralajmërime se në ditët në vijim do të ketë edhe ndonjë propozim konkret nga ana e këtij grup joformal të ekspertëve dhe ne si institucion jemi në pritje të propozimit zyrtarë nga ana e qeverisë”, tha Selami.
Për këtë çështje, studentët shqiptarë kanë protestuar dy herë. Ata kërkojnë të mos diskriminohen gjatë procesit të provimeve profesionale, duke argumentuar se studimet i kanë zhvilluar në gjuhën shqipe dhe se kanë të drejtë që edhe provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip për ta.
Sipas Selamit, përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut ka qenë vazhdimisht një temë problematike, ndërsa vlerëson se debate të tilla janë të shpeshta në një shtet multilingual si ky.
Ai njoftoi gjithashtu se po merret edhe me një çështje tjetër që lidhet me emërtimet e reja të rrugëve në Tetovë, ku janë larguar emrat e mëparshëm në gjuhën shqipe. Sipas tij, lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse kjo çështje hyn në kompetencat e pushtetit lokal.
“Çështja e gjuhës shqipe ka qenë në vazhdimësi problematike në Maqedoni. Jemi një shtet multilingual dhe kjo është çështje që gjithmonë ka qenë aktuale. Sa i përket çështjes së ndryshimit të emrave të rrugëve, kjo është sipas ligjit, nën kompetencat e komunave të cilët duhet që të përgatisin propozime dhe sipas ligjit dhe të marrin pëlqim nga qeveria dhe të votohen nga këshilli komunal dhe të implementohen në praktikë. Ka pasur edhe iniciativa deri te gjykata kushtetuese, por kjo si kompetencë është e pushtetit lokal”, shtoi ai.
Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë ka shkaktuar tensione jo vetëm në këtë komunë, por edhe në të tjera me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius…
Jürgen Falter, profesor i shkencave politike në Gjermani dhe një emër i njohur për kërkimet mbi nazizmin dhe ngritjen e…
Vala e të nxehtit që është lidhur me qindra viktima në Evropën Perëndimore po avancon drejt lindjes, ndërsa Polonia, Çekia…
Herët në mëngjesin e sotëm, rreth orës 4 të mëngjesit, një Range Rover u dogj në Shkup.“Më 28.06.2026 në orën…
Një 74-vjeçar me inicialet F [...] Read More... The post 74-vjeçari humb jetën në Jalë, dyshohet se u rrëzua në…
Po bëhen gati një muaj që protestat kanë përfshirë vendin. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shtrirë…