Categories: Uncategorized

Kur hidhet në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekë, më e madhja deri tani

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftuan burimet në Bankën e Shqipërisë.

Vitin e kaluar banka e Shqipërisë nisi prezantimin e serisë së të kartëmonedhave. Seria e re e ka 6 prerje, 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Të lidhura

None found

Kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë u hodhën në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke filluar tremujori i fundit i vitit.

Kartëmonedha 2,000 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe kartëmonedha 500 lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.

Kartëmonedha 10,000 lekë që del për herë të parë në treg ende nuk është prezantuar si imazh nga Banka e Shqipërisë, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes, Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim’.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.

Përmirësimi i serive të kartëmonedhave me qëllim forcimin e elementeve të sigurisë dhe njëkohësisht përmirësimin e dizajnit është një praktikë e njohur në bankat qendrore, që përgjithësisht zbatohet çdo 15-20 vjet.

Të gjitha prerjet e serisë aktuale të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë janë miratuar në vitin 1995 dhe janë hedhur në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Gjithashtu, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të vazhdueshme në teknologji, si për sa i përket elementeve të sigurisë që mund të dallohen nga publiku i gjerë pa përdorimin e makinerive të posaçme, ashtu edhe për sa i përket atyre që njihen nga makineritë e përpunimit dhe numërimit të kartëmonedhave.

Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.

Banka e Shqipërisë do të njoftojë publikun në kohën e duhur mbi datat kur secila nga prerjet ekzistuese prej 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekësh nuk do të ketë më kurs ligjor. Gjithsesi, edhe pas humbjes së kursit ligjor, kartëmonedhat ekzistuese do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të mund të shkëmbehen me të rejat për të njëjtën vlerë. Monitor

të fundit

31-vjeçarja prej dy vitesh ka hequr dorë nga deodoranti – ja çfarë e shtyu për ta bërë

Nuk përdor deodorant prej dy vitesh, 31-vjeçarja tregon arsyen e pazakontë — Klan Kosova [...]Read More...

10 seconds ago

PS ngritet me Komision të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale

Deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar formimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, që do të merret me shtrirjen e…

4 minutes ago

Adriatik Llalla kërkon nga GJKKO pushimin e çështjes, pretendon parashkrimin e dënimit me2 vjet burg

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj, i është…

5 minutes ago

Ministria e Drejtësisë komenton rastin e Iva Mihajllovës: Ligji nuk duhet të zbatohet ndryshe për shkak të përkatësisë etnike

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me rastin e Iva Mihajlovës, ndërsa shpreh shqetësim për pritjen e saj në…

6 minutes ago

Kosova dhe Banka Evropiane e Investimeve vulosin bashkëpunimin për spitale publike, Kurti takohet me zv.presidentin e EIB

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, priti në takim zëvendëspresidentin e Bankës…

6 minutes ago

Pason pika “Safe City” – kamerat fillojnë të gjobasin në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë

Pas disa muajsh njoftim, kamerat e Safe City kanë filluar të regjistrojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në Ohër,…

7 minutes ago