Shqiptarët Banush Jolla 22 vjeç dhe Klemend Liko 20-vjeç janë kapur në 19 gusht në një shtëpi afër Wingate, Durham, të cilën e kishin kthyer në fermë për kultivimin e kanabisit.
Në momentin që policia i zbuloi, shqiptarët fillimisht nuk pranuan që të dorëzoheshin, por hipën mbi çati duke qëndruar për dy orë, por liria më pas mori fund.
None found
Shqiptarët papafingon e shtëpisë së marrë me qira e kthyen në fermë kanabisi dhe nga operacioni u sekuestruan 157 bimë, thuajse gati për korrje. Të rinjtë kishin ndërhyrë te matësi i energjisë që të mos diktoheshin për shpenzimin e tepërt, ndërsa ambienti ishte pajisur me reflektorë, ndriçim me fuqi të lartë, ventilatorë dhe transformatorë.
Kanabisi nëse do të hidhej në treg kapte vlerën prej 67 mijë paund. Likos iu sekuestruan edhe 1780 paund, sipas autoriteteve të përfituara nga veprimtaria kriminale. Ai nuk pranoi që të jepte asnjë shpjegim përpara gjykatës, ndërsa Jolla u shpreh se ishte atje “me detyrim”.
Avokati Martin Scarborough, referuar Jollës, tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për të shlyer borxhet e studimeve në Shqipëri dhe se ishte vendosur në kete shtëpinë disa ditë më parë. Liko i dënuar më parë po për të njëjtën vepër penale, kultivim kanabisi tani duhet të vuajë edhe 22 muaj burg, ndërsa Jolla 12 muaj burg.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…
Politikania me përvojë, ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas luftës në PS, pas…