Ngjarjet e çuditshme në Shqipëri nuk kanë të ndaluar. Policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Pirishtë në Skrapar.
Kjo pasi kryeplaku jo vetëm që nuk ka kontrolluar dhe raportuar nëse ka mbjellje të lëndëve narkotike, por ka kultivuar vetë një parcelë me Canabis Sattiva.
None found
39-vjeç i identifikuar me inicialet J.L., është person i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.
Në bazë të ligjit, ai si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është shndërruar vetë në një hskelës të ligjit.
Njoftimi i Policisë Skrapar:
Kontrrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.
Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar. J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimeve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.
Pyetja nëse fëmijëve duhet t’u lejohet të mbyllin dyert e dhomës së gjumit është një temë e debatuar ashpër midis…
Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin…
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Për 68 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive…
Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se dëshiron zëvendëspresidentin JD Vance si një kandidat të mundshëm për ta pasuar në garën…
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka bërë të ditur se lumi Erenik në Junik do…
Rrustem Mustafa nga PDK-ja tha se koha është për përgjegjësi politike dhe se PDK-ja ka rol vendimtar për një qeveri…