“Le të bëjë testin e koronavirusit, dhe kabineti i tij, të testojë ministrat, mos ka ndonjë të prekur dhe ka frikë e na mban ne në izolim…”
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaron se nga situata që po kalon vendi, më i tensionuar duket vetë Kryeministri Edi Rama, ndërsa i sugjeroi këtij të fundit që të bëjë testin e Covid-19.
None found
Në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘Neës24’ Kryemadhi tha se Rama ka frikë mos ka ndonjë ministër të infektuar, dhe ndaj mban të izoluar shqiptarët.
Mes të tjerash ajo kërkoi mbledhjen e Këshilli të Sigurisë, për të hartuar një plan rimëkëmbje ekonomike pasi vendi të kalojë këtë situatë.
“Qytetarët duhet të ikin nga kjo situatë, t’i kthehen optimizmit. Sot është e rëndësishme që të kalojë kjo situatë, që të çlirohet kryeministri. Le të bëjë testin e koronavirusit, dhe kabineti i tij, të testojë ministrat, mos ka ndonjë të prekur dhe ka frikë e na mban ne në izolim.
Të testojë administratën e tij. Virus më të madh se papunësia, ekonomia e dobët, koronavirusi nuk është asgjë. Ka shumë njerëz që thonë se; koronavirusi nuk është asgjë, se s’kanë bukën e gojës.
Roli i opozitës dhe i presidenti është më se normal. A e dëgjuat Elisa Spiropalin ndaj Luan Ramës dhe Petrit Vasilin se pse thanë që e veshën pompistin e bën mjekë. Ja çfarë ka bërë karantina. Shpresojmë që t’i kthehemi normalitetin. Fëmijët t’i kthehen shkollave.
Ajo që trishton, është se nga qeveria nuk ka asnjë plan masash. Se cilat do të jenë masat e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ndaj duhet të mblidhet këshilli i sigurisë për këtë situatë. Edhe pse shkaktarët dihen”, deklaroi Kryemadhi.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…