Categories: Uncategorized

Kryemadhi hap LSI për të rinjtë: Bashkohuni me ne, do keni poste drejtuese!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë sërish një thirrje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga studio e emisionit “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se LSI është e hapur për të rinj të reja profesionistë, të aftë që kanë bërë një karrierë jashtë jetës politike për të kontribuuar dhe marrë edhe poste drejtuese në parti.

“Konventa e ditës së shtunë, thoshte që ne si Lëvizje Socialiste për Integrim, pra unë, zoti Manjani, zoti Vasili, Luan Rama e të gjithë të tjerët, po themi në investimin tonë , unë 15 vjeçar, zoti Manjani 6 vjeçar, zoti Luana Rama 8 vjeçar, zoti Vasili 15 vjeçar e shumë të tjerë, po ua japim investimin tonë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, disa fytyrave të reja që të vijnë dhe ta marrin.

Të lidhura

None found

Dhe dyert janë të hapura për të kandiduar për deputetë, për administratë, për komisionet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pse jo dhe drejtues të partisë. Dhe ajo që unë mendoj, që ndoshta kemi edhe një keqkuptim nga ju, është që të largojmë fytyrat e vjetra, sepse ne që kemi qeverisur nuk kemi më pse të rrimë vërdallë dhe t’u imponohemi të tjerëve. Hajde t’u hapim rrugën djemve dhe vajzave të reja.

Është shumë inovative kjo që thoni…

Është inovative, por ka nevojë edhe për një strukturë eksperience dhe profesionalizmi. Pse? Sepse në qoftë se ne në LSI kemi shumë të rinj dhe të reja dhe do t’iu mungojë ana profesionale, atëherë prandaj dhe ne kërkojmë hapjen e partisë, për të përfshirë njerëz që janë jashtë partive politike, vijnë nga bota akademike, nga një botë në të cilën kanë krijuar karrierën e tyre profesionale, për ta rigjetur veten dhe për të bërë edhe ndryshimet që duhen bërë.

Sepse nëse ti nuk beson te Monika, do ta lësh fatin tënd në dorë të Monikës apo do të vish ta ndryshosh? Do ta ndryshosh dhe kjo është hapja e partisë”.- u shpreh Kryemadhi.

të fundit

Neuer rrëfen heshtjen në dhomat e zhveshjes pas daljes tronditëse dhe konfirmon largimin nga kombëtarja

Një zhgënjim i madh mbretëroi në kampin e Gjermanisë pas eliminimit nga Kupa e Botës. "Pancerët" u mposhtën nga Paraguai…

13 minutes ago

Maroku barazon në fund, fiton me penallti ndaj Holandës dhe kalon në 1/8 e finales

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

19 minutes ago

Maroku kalon Holandën pas penalltive, pasi barazoi në shtesë

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në raundin e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Holandën pas ekzekutimit…

24 minutes ago

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

4 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

4 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

5 hours ago