Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi rithekson qëndrimin e saj se Teatri Kombëtar do të ndërtohet sërish nga e para siç ka qenë.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në “Facebook”.
None found
Kryemadhi shprehet se godina do të ketë asetet bashkëkohore, ndërsa shtoi se i gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.
“Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, së bashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!
I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.
Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!”, thotë Kryemadhi. /albeu.com/
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…
Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027. Propozimet përfshinin…
Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…
Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...] Read…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për herë të parë pas vizitës së babait të tij, Jakup Krasniqit, duke…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…