Categories: Uncategorized

Robert Budina nuk dorëzohet: Teatri do rindërtohet siç ishte, gjejmë edhe financimet

Regjisori Robert Budina shprehet se Edi Rama do të rrëzohet me fakte dhe arsye.

Ai shtoi se Teatri i ri nuk do të ndërtohet dhe se në atë truall do të ndërtohet Teatri Kombëtar sikur ishte, duke thënë se do të gjenden edhe financimet.

Të lidhura

None found

“Ta rrëzojmë Ramën me fjalë, me arsye dhe me fakte. Do ndizen njerëzit, do ta vëmë para përgjegjësisë. E dija që policët ishin të çmontuar moralisht. Më drejtuan armën, por nuk të vrasin dot. Do t’i bindim njerëzit që ata kanë një fuqi fantastike. Motoja jonë është eja, eja dhe jo ik. Në protestë edhe vetë socialistët janë të ftuar. Ne e kemi filluar me Gramoz Ruçin pra dy vitesh. Sigurisht që do të flasim me të gjithë.

Nuk do të ndërtohet Teatri i ri, do të bllokohet. Kanë shembur një godinë që nuk është pronë e bashkisë. Prandaj ishim te prokuroria, që të ndalohet tani. Do ia tregojmë ne me prokurorët ndërkombëtar se si zgjidhet.

Kemi hapur peticionin që e duam teatrin aty ku ishte dhe si ishte. Do të gjejmë edhe financimet, me zero lekë nga taksapaguesit shqiptarë. Ne nuk po kthejmë Teatrin, por tempullin e demokracisë që ai e shembi, për tu thënë shqiptarëve që janë të pashpresë.

Rama i tregoi gjithë Evropës që është taleban. Ne do t’i vihemi nga pas me bukë në torbë dhe do ta çojmë deri ku të jetë vulën e turpit të këtij njeriut, që s’pati guxim të përballej dhe injoroi Europa Nostra”, u shpreh Budina./ Ora News

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

6 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

12 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

18 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago