Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Viktima nga Kavaja lëvizi lirshëm në qytet, takoi të afërm e shokë

Nadir Ismaili është pacienti i parë nga Kavaja që ndërroi jetë nga COVID-19 dhe i katërti në shkallë vendi. Ismaili ka ardhur në Shqipëri në datën 27 shkurt nga Milano. Pas qëndrimit 5 ditor në Kavajë, ai ka dashur të kthehej drejt Italisë.

43-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Shqipëria dhe kishte prerë biletë edhe për 09 mars, por nuk e bëri për shkak të problemeve shëndetësore. Nga data e ardhjes në Shqipëri deri në 6 mars ai nuk rapotohet të kishte shqetësime shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte mbartës i virusit corona.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj periudhe ai ka lëvizur lirshëm në qytet duke bërë një jetë normale dhe takuar miq dhe të afërm. Pasi ka shfaqur shenjat ai është vetkarantinuar për 4 ditë deri në bërjen e tamponit, i cili e nxori të ishte pozitiv. Pas këtij lajmi në vetëkarantinim është futur edhe familja e tij, megjithëse deri tani asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë i prekur me COVID-19.

Viktima posedon një ndërtesë 5 katëshe në Golem, ku ka disa dhoma që i jepte me qira gjatë verës, të cilin e menaxhon krushku i tij, pasi ai qëndronte më shumë në Itali. Aktualisht në Kavajë është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes pasi qytetarët i janë bindur urdhrit për të dalë në fashën e orarit që lejohet, 05 e mëngjesit me 13:00. /BW

të fundit

Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë do të hidhet në votim kur të ketë kushte

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një deklaratë për Alsat tha se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do…

9 minutes ago

Paqartësitë për krijimin e institucioneve vazhdojnë teksa afrohet afati kushtetues

Derisa afati kushtetues po ecën, Kosova mbetet në një fazë pasigurie politike rreth formimit të institucioneve të reja. Diskutimet e…

11 minutes ago

Tragjedi në Korçë, 62-vjeçari ndërron jetë pasi rrëzohet në banesën e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur…

21 minutes ago

Adriatik Dosti pas deklaratave nga Serbia: “Kosova duhet të qëndrojë vigjilente”

Publicisti dhe analisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke i cilësuar ato si…

32 minutes ago

Chelsea pranë rekordit për Morgan Rogers, Arsenali humbet betejën

Chelsea ka arritur marrëveshje verbale me Aston Villan për transferimin e Morgan Rogers.Sipas burimeve të afërta me situatën, të cilat…

39 minutes ago

Mickoski Calls Latest European Commission Report One of the Most Positive So Far

Raporti i fundit është njëri ndër më të mirët deri më tani, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas raportit më të…

40 minutes ago