Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi për Alsat se propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të dërgohet për miratim sapo të krijohen rrethanat e përshtatshme. Ai nuk dha një afat konkret se kur pritet të ndodhë kjo.
None found
“Në bazë të rregullores, kryetari I Kuvendit vendos kur ka kushte të volitshme. Unë jam ai që jam kryetar kuvendi dhe do të vendosi atëherë kur mendoj se është më së miri të votohet ligji”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
I pyetur se kur konkretisht do ta vendosë ligjin në votim, Gashi u përgjigj: “Është brenda kësaj kohe që do të vjen”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Sa i përket pretendimeve të opozitës për pengesa lidhur me caktimin dhe anulimin e seancës së Komisionit për Arsim, ku duhej të shqyrtoheshin tri propozim-ligje për arsimin e lartë, Gashi i mohoi akuzat. Ai theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon kryetarit të Komisionit.
“Ndonjëherë më vjen keq pse ka keqpërdorime të situatave të atilla. Kryetari i Kuvendit nuk I fton mbledhjet e komisioneve por kryetarët e komisioneve. Kështu që adresa është e gabuar por nëse dëshirojnë të më akuzojnë dhe të më fyejnë çdo ditë nuk është problem, le të urdhërojnë”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Gashi reagoi edhe ndaj akuzave të opozitës se nuk dëshiron të dorëzojë pamjet nga kamerat e sigurisë, ku sipas saj është regjistruar përplasja e Stoillkoviqit me deputetë. Kryeparlamentari tha se ligji nuk e lejon publikimin e disa incizimeve të tilla.
“Nuk është e vërtet, absolutisht nuk është vërtet. Çdo incizim që kërkohet jepet përveç atyre incizimeve që janë të ndaluara me ligj. Nëse dikush mendon se duhet me thyer ligjin për t’i shërbyer apetitet e portaleve për lajme ekzibicioniste, nuk jam personi I duhur për atë pjesë”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Opozita e konsideron Gashin përgjegjës për zhvillimet e fundit në Kuvend. LSDM-ja ka kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa opozita shqiptare e akuzoi dje kryetarin e Kuvendit se synon t’i miratojë ligjet në komision pa praninë e saj. Dy ditë më parë, opozita shqiptare qëndroi në Kuvend duke kërkuar rikthimin në rend dite të pikës për propozim-ligjin mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, me arsyetimin se pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme të badenterit. /Alsat.mk
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…