Categories: Uncategorized

Koronavirusi rrezikon vitin shkollor? Përgjigjet Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përgjatë një prononcimi për “Neës 24”, deklaroi se viti akademik nuk rrezikohet.

Shahini sqaroi se do të zëvendësohen të gjitha orët që nuk janë zhvilluar dhe se sapo nxënësit të kthehen në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se me nxënësit po punohet me dy mënyra, me internet dhe me leksione nga televizioni.

“Mësuesit dhe nxënësit po merren vesh me njëri-tjetrin në forma elektronike më tepër. E vetmja pengesë është se 4 ose 5 për qind të nxënësve nuk kanë internet ose nuk kanë pajisje teknologjike dhe këta nxënës po ndjekin leksionet ose mësimet në televizion.

Vlerësimet bëhen nga mësuesit. Temat që janë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, do të fliten me nxënësit. Problemet i kanë ata mësues që kanë shumë nxënës, me të cilët duhet të komunikojë. Të tillë mësues e kanë të vështirë që të flas me nxënësit një më një.

Ne gjatë kësaj periudhe po bëjmë mësim, prandaj unë mendoj se nuk kemi nevojë që të shtyjmë provimet kombëtare. Sido të jetë, ne po komunikojmë edhe me Ministritë e Arsimit, me vende të tjera të rajonit, për të parë si do të veprojmë. Viti akademik do të mbyllet. Nuk rrezikohet viti akademik. E gjithë bota po kalon në të njëjtën fazë.

Për momentin kemi planin A që deri më 3 prill nuk shkojmë në shkollë fizike, por do kemi edhe plan B, nëse duhet të shkojmë tej kësaj date. Nëse kthehemi më 6 prill, duhet të dezinfektohen shkollat, kurse nëse nuk kthehemi, kemi planin për leksione online.

Universitetet janë autonome, ndaj kemi tjetër raport me ta. Kemi udhëzuar. Universiteti i Durrësit ka disa leksione online. Janë dy platforma që janë falas, ku pedagogu mund ta bëjë ligjëratën ‘live’. Unë mendoj se edhe universitetet do të shkojnë drejt transmetimit live.

Të gjitha bashkitë kanë kryer dezinfektimin tashmë të shkollave. Nuk e dimë se kur do kthehemi dhe nuk dimë asgjë sa zgjat situata, duhet të veprojmë sipas rrethanave. Nëse kthehemi në shkolla, të shtunat do të bëhen mësim”, deklaroi Ministrja e Arsimit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago