Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Qeveria ndryshon buxhetin për vitin 2020

Në kuadër të përballimit dhe kapërcimit me sukses të situatës së shkaktuar nga COVID 19, Këshilli I Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për Vitin 2020.

Akti Normativ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019 “PËR BUXHETIN E VITIT 2020” bën të mundur alokimin e një Pakete Financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga Pandemia COVID-19.

Të lidhura

None found

Akt Normativ i miratuar nga Keshilli i Ministrave alokon fondet buxhetore drejt financimit të sektorit te shendetesise per pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe sherbimet e tjera te nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.

Në mënyrë të detajuar ndryshimet në Buxhetin e vitit 2020 sipas këtij Akti Normativ synojnë mbështetjen e shtyllave bazë të përpjekjeve kundër pasojave të COVID 19, duke siguruar:
6.5 miliardë lekë Fond për Paketën Sociale anti-COVID“ në mbështetje të punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proçeseve të punës në shkallë vendi duke përfshirë shtresat në nevojë, personat që humbasin punët dhe komunitetet, që do të rezultojnë më të dëmtuar;
2.5 miliardë lekë Fond në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Strukturave Spitalore, për të siguruar furnizimin me medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme dhe në mbështetje të stafeve mjekësore;

1 miliard lekë në drejtim të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, për krijimin e hapësirës për financimin e shpenzimeve të domosdoshme me karakter të paparashikuar, për muajt në vijim;

2 miliard lekë rialokim drejt një Fondi Emergjence për të siguruar furnizimin me ushqim të komuniteteve të caktuara, që do të rezultojnë të prekura nga pandemia, apo për familje me ndihmë ekonomike dhe pensionistë të vetmuar që do të kene nevojë për ndihmë direkte. Njëkohësisht, ky fond do të përdoret edhe për nevoja të ekipeve mjekësore, si në spitalet civile ashtu edhe në spitalin ushtarak;
Përditësime në buxhetin e Pushtetit Vendor, të cilat krijojnë mundësitë, që edhe qeverisja vendore të jetë pjesë e mbeshtetjes së situatës se krijuar;
Amortizim të reduktimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën e masave për përballimin e COVID 19 dhe të impaktit të mëvonshëm;

Rishikimin e indikatorëve makroekonomikë duke treguar kujdes maksimal për t’i orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë dhe për të bërë të mundur mbështetjen ndaj qyetatarëve.

Mbështetje për Sektorin Privat në përballimin e situatës, në formën e instrumentit të Garancisë Sovrane në masën 11 miliardë lekë (100 milionë USD). Kjo shumë do të shkojë si garanci për kompanitë, që do të gjenden përballë vështirësisë për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve. Kjo garanci per kredi afatshkurtra, ka për qëllim të sigurojë që cdo familje të ketë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.

Parashikimet sasiore për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, mbeten ende të paqarta edhe në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar një vlerësim të impaktit që pritet në sektorët e turizmit, transportit, tregtisë etj., dhe ngadalësimin e përkohshëm të investimeve totale dhe eksporte. Përmes këtij vlerësimi, për hartimin e këtij Akti Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar në nivelin 2%.

Parashikimi i rritjes ekonomike, si dhe të gjithë variablave të tjerë makroekonomikë, do të jetë subjekt rishikimesh në vijimësi të qartësimit të dinamikës së situatës.

Në vijim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndjekë me kujdes maksimal ecurinë e treguesve kryesorë, me objektiv primar përmirësimin e tyre gradual dhe ruajtjen e qendrueshmërisë fiskale.

të fundit

Tragjedi në basketboll, ndahet papritur nga jeta ylli i NBA në moshën 29-vjeçare

Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Grizzlies shpërndau një deklaratë publike duke shprehur pikëllimin…

17 minutes ago

Shqipëria ngec sërish në Bruksel/ Raporti IBAR mbetet pezull, nëntë shtete kërkojnë sqarime për pavarësinë e sistemit gjyqësor

Shqipëria vijon të përballet me pengesa në procesin e Integrimit Europian, pasi raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, mekanizmi që…

32 minutes ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për gjendjen në Bosnje, SHBA thotë se përgjegjësia duhet t’u kalojë liderëve vendas

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u zhvillua të martën debati i rregullt gjashtëmujor për gjendjen në Bosnje…

1 hour ago

“Më shkarkoni, të bie edhe unë rehat”/ Anuela Ristani ‘sfidon’ PS në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Bashkiak

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës gjatë mbledhjes së fundit me dyer…

1 hour ago

Bashkia e Tiranës shtyn afatin për aplikimin për kreditë e buta, shkak mosfunksionimi i portalit e-Albania

Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit se “e-Albania”…

2 hours ago

“Nikolini është vëzhguar nga një makinë e dyshimtë!”, Ekzekutime, hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme me familjen Nikulaj, zbardhet dëshmia e Gjergj Lekstakajt

Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë e cila ka…

2 hours ago