Categories: Uncategorized

”5 vite burg”: Miratohen ndryshime në Kodin Penal, merren në konsideratë propozimet e Metës

Parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet në Kodin Penal me 89 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ndryshimet në kod sollën debate të shumta mes pozitës dhe opozitës parlamentare.

Të lidhura

None found

Në fundet grupet parlamentare vendosën që të bënin ndryshime dhe të pranonin propozimet e bëra nga presidenti Ilir Meta.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se grupet parlamentare në kuvend kanë pranuar propozimet e kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Penal.

“Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, ndaj personit që është dhënë me parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj

Nëse është një aktivitet tregtar, ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.

Mos zbatimi për karantimin ose izolimin, apo shkelje nga personi bartës ose jo i sëmundjes, dënohet me burg nga 2-3 vite.

Kur përhapja e sëmundjes nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi, burg nga 2-5 vjet.

Kur është kryer nga pakujdesia gjobë ose burg 2 vite; kur ka shkaktuar pasoja të rënda ose e rrezikshme për jetën, burg nga 3-8 vite.”, ishin rekomandimet e bëra që gjetën dakordinë e grupeve parlamentare.

Kurse deputetja e opozitës Rudina Hajdari tha se i mirëpret këto përmirësime që janë bërë, por theksoi se nuk është momenti i duhur që në një kohë pandemie të ndryshohet Kodi Penal.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…

24 minutes ago

Serbët e Zubin Potokut kalojnë kufirin drejt votimit në zgjedhjet në Serbi

Autobusë me qytetarë serbë të komunës së  Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, fshat në Komunën e Tutinit në Republikën…

25 minutes ago

French news agency: Protesters demand Rama’s resignation, demonstrators have distanced themselves from political parties, accusations against prime minister…

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) i ka kushtuar një artikull protestës së së shtunës në Tiranë, ku qytetarët dolën në…

29 minutes ago

Weather forecast for October 25, 2026: temperatures fall

Ditën e sotme, e diel 25 Tetor 2026, territori shqiptar do të ndikohet nga kalimi i masave ajrore relativisht më…

29 minutes ago

Horoscope for October 25, 2026: What the stars have in store for you today

Dashi Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të realizuar planet tuaja. Në dashuri mund të keni një…

29 minutes ago

Agjencia franceze e lajmeve: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, demonstruesit janë distancuar nga partitë politike, akuza ndaj kryeministrit për korrupsion

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) i ka kushtuar një artikull protestës së së shtunës në Tiranë, ku qytetarët dolën në…

47 minutes ago