Categories: Uncategorized

Koronavirusi, Manastirliu: Procedime penale për farmacitë që do të abuzojnë me çmimet

Edhe pse nuk shënohen zyrtarisht raste të koronavirusit në vendin tonë, kërkesa për maska apo prodkteve të higjenës ka qenë aq e lartë, sa ato nuk gjenden më në treg. Edhe çmimi i tyre është rritur ndjeshëm.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ketë procedime penale për farmacistët ku ka patur rritje çmimi të produkteve të higjienës personale që këshillohen të përdoren për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Të lidhura

None found

Drejtuesi i emisionit pyeti ministren se a ka informacion se çmimet e këtyre produkteve janë rritur pa logjikë brenda 24 orëve, ndërsa ajo njoftoi se inspektorët kanë dalë në terren për të bërë verifikimet.

“E para duhet të nuk duhet të biem pre e panikut. Në Shqipëri të gjithë kanë vërshuar për të marrë masa të higjienës personale. Ne kemi marrë masa në strukturat spitalore që mos të ketë mungesa. Të gjithë elementët mbrojtëse të ekipeve janë dhe do të jenë”.

“Në farmaci do të vijojë furnizimi sipas kërkesës. Kemi nxjerrë inspektoratin e barnave mjedisore për të bërë kontrollin për këtë inspektorët po vlerësojnë çmimet. Do të ketë kallëzime penale për farmacitë që abuzojnë me çmimet”, tha ministrja Ogerta Manasterliu.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha ministrja

E pyetur nga Blendi Fevziu lidhur me kapacitetin e shtretërve në karantinë, Manastirliu tha se strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër, ndërsa tha se në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago