Categories: Uncategorized

STATISTIKAT/ Koronavirusi nxjerr në pah plagën ekonomike: Bie numri i vrasjeve, por shtohen vjedhjet

Kufizimi i lëvizjes për shkak të epidemisë së COVID-19 ka përgjysmuar numrin e veprave penale në Shqipëri, por krimet kundër personit kanë mbetur në vendnumëro, ndërsa numri i vjedhjeve ka shënuar rritje.

Sipas dy raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme për muajt janar dhe shkurt 2020 si edhe njoftimeve periodike Policisë së Shtetit për muajt mars – prill, veprat penale të regjistruara thuajse janë përgjysmuar gjatë periudhës së pandemisë. Për muajin janar janë regjistruar gjithsej 2,777 vepra penale; për muajin shkurt 2,685 procedime; për muajin mars janë raportuar 1479 procedime dhe për prillin rreth 1401.

Të lidhura

None found

Krimet kundër pasurisë, ku përfshihen gjobëvëniet, vjedhjet dhe shkatërrim i pronës kanë shënuar rritje gjatë periudhës së pandemisë. Sipas raporteve statistikore, në muajin janar janë regjistruar 63 vepra penale kundër pasurisë dhe në muajin shkurt 53 raste. Në muajin mars janë regjistruar 251 raste të vjedhjes së pronës dhe në prill 178 raste të tjera. Ndërkohë, në mars janë regjistruar edhe 39 raste të shkatërrimit të pronës dhe në muajin prill janë regjistruar 27 procedime për këtë vepër penale.

Rënie kanë shënuar veprat penale në fushën e drogave. Në janar janë regjistruar 128 procedime penale për shitje, tregtim apo trafikim të narkotikëve dhe 149 në shkurt. Ndërsa në muajin mars janë regjistruar 51 procedime dhe në prill 57.

Sipas të dhënave të publikuara nga Policia, gjatë pandemisë janë regjistruar më pak procedime edhe për trafiqet e paligjshme. Nga 123 raste në janar dhe 133 në shkurt, në muajin mars janë regjistruar 22 procedime për kalim të paligjshëm të kufirit dhe në prill 38 raste. Në statistikat mujore të policisë raportohet se në muajin janar janë kapur 1,190 emigrantë të huaj të parregullt, ndërsa në shkurt numri i tyre është rritur në 1,843.

Gjatë muajve mars dhe prill, raportimet për krimin ekonomiko-financiar kanë qenë të papërfillshme krahasuar me muajt janar dhe shkurt, kur janë raportuar përkatësisht 141 dhe 149 procedime për kontrabandë, falsifikime dhe pastrim të parave.

Edhe veprat penale kundër mjedisit, si krimi mjedisor, ndërtimi i paligjshëm apo prerje e paligjshme e pyjeve ka shënuar rënie gjatë dy muajve të fundit. Në janar rezulton të jenë evidentuar 390 raste; në shkurt 372; për muajin mars janë regjistruar 103 procedime penale për ndërtim pa leje dhe në prill 134.

Pandemia ka sjellë rënie edhe në numrin e aksidenteve rrugore; nga 163 aksidente në janar dhe 161 në shkurt, numri është ulur në 108 aksidente në mars dhe 64 në prill./ BIRN

të fundit

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

23 minutes ago

“Atdheu mbetet atdhe edhe kur të shkakton dhimbje”/ Auron Tare denoncon braktisjen e themeleve të shtëpisë së Mitrush Kutelit

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

25 minutes ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

26 minutes ago

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

30 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

30 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

31 minutes ago