Categories: Uncategorized

Koronavirusi: Instituti i farmaceutikës në Itali jep OK për testimin e ilaçit japonez

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se AIFA ka rënë dakord për testimin e ilaçit japonez kundër gripit, i cili në disa vende ka dhënë disa rezultate pozitive te pacientët me koronavirus që nuk janë në gjendje kritike.

Kërkesa për testimin e këtij ilaçi nisi nga Presidenti i rajonit Veneto, Luca Zaia, “për të studiuar efektivitetin e tij kundër koronavirus”, si dhe u pasua nga rajoni i Piemontes që po ashtu kishte shprehur interes për ta vlerësuar mundësinë e testimit të këtij ilaçi.

Të lidhura

None found

“Menaxheri i përgjithshëm i Aifa, Nicola Magrini, më njoftoi se mbledhja e Komitetit Teknik-Shkencor këtë mëngjes, pas një analize fillestare të të dhënave në dispozicion që kanë të bëjnë me ‘Avigan’, është duke zhvilluar një program eksperimentimi dhe kërkimi për të vlerësuar ndikimin e ilaçit në fazat e para të sëmundjes”, tha ministri. “Në ditët në vijim, protokollet do të bëhen funksionalë, siç ka ndodhur tashmë për testimet e tjera që janë në vazhdim”.

Franco Locatelli, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit, bëri thirrje për kujdes. “Një gjë janë opsionet që duhet të testohen dhe vërtetohen, dhe eksperimentet janë të mirëseardhura, por është krejt tjetër të përcaktohen disa mundësi terapeutike si zgjidhje për një problem kaq të rëndësishëm si Covid-19.

Para se të vazhdojmë të themi se kemi gjetur zgjidhje përfundimtare, duhen prova të pakundërshtueshme. Në rastin e këtij ilaçi specifik deri më tani ne nuk kemi asnjë provë të saktë dhe të pakundërshtueshme”, shtoi ai. “Për këtë arsye unë rekomandoj kujdes dhe maturi, në mënyrë që të mos gjenerojmë shpresa që mund të zhgënjehen dhe zhgënjehen”.

Edhe “FUJIFILM Toyama Chemical”, e cila prodhon ilaçin, gjithashtu sqaroi se ky ilaç aktualisht po administrohet tek pacientët e Covid-19 në Japoni për një studim vëzhgues të kryer nga institucionet mjekësore.

“Ne gjithashtu e dimë që ‘Favipiravir’ (versioni gjenerik i ‘Avigan’) është administruar te pacientët me Covid-19 në Kinë. Fujifilm nuk ka luajtur ndonjë rol në hulumtimin e mësipërm dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të komentojë këto rezultate.

Aktualisht nuk ka prova shkencore klinike publike për të vërtetuar efikasitetin dhe sigurinë e Avigan kundër Covid-19 në pacientë. Për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e tij kundër Covid-19, Fujifilm planifikon të nisë një testim klinik në Japoni”.

të fundit

Italian Anti-Mafia report: Albanian groups are cooperating with the ’Ndrangheta and Cosa Nostra, what the Hydra investigation uncovered

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

11 minutes ago

Bardhi accuses SPAK chief of favoring Balluku and reveals the clinic where, according to him, she spent thousands of euros on cosmetic procedures

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

11 minutes ago

81-year-old dies after being struck by a vehicle in Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

12 minutes ago

Parliamentary inquiry committees: an accountability mechanism or a political instrument?

Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e…

12 minutes ago

Ministry of Labour and Family awaits completion of report on social work centres in Peja and Gjilan

Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn. Pas asaj…

12 minutes ago

LDK heading toward a new leadership race, several names challenge Abdixhiku

Zgjedhjet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat pritet të mbahen në vitin 2027, kanë filluar të…

12 minutes ago