Categories: Uncategorized

Përdoret për trajtimin e COVID-19, SHBA blen të gjitha rezervat në botë

Zyrtarët amerikanë i kanë blerë të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir për muajin korrik dhe 90 për qind të rezervave për muajt gusht dhe shtator. Remdesiviri është një nga dy ilaçet që po përdoret për trajtimin e koronavirusit, shkruan The Guardian.

Fillimisht, ky ilaç ishte prodhuar për trajtimin e Ebolës. Kompania që e prodhon Remdesivir ka rënë dakort që t’i shpërndajë pothuajse të gjitha rezervat e tij në Shtetet e Bashkuara gjatë tre muajve të ardhshëm.

Të lidhura

None found

Dr. Andrew Hill, hulumtues në Universitetin e Liverpulit, tha se kjo nënkupton që pacientët në Europë nuk do të kenë qasje të ilaçit Remdesiviri deri në tetor.

“Kjo marrëveshje e bërë nga Amerika nënkupton që njerëzit me Covid-19 në Britani nuk mund të përdorin ilaçin që mund t’i shpëtojë ata nga virusi”, tha ai.

Ai shtoi se shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulëta mund të prodhojnë versione të ngjashme të ilaçit por nuk do të mund t’i shesin ato në Europë, sepse vetëm kompania “Gilead” ka të drejtën e shitjes së këtij ilaçi.

Në bazë të testimeve te pacientëve me koronavirus, Remdesiviri ka dëshmuar se shkurton kohën e shërimit nga 15 në 11 ditë.

Mjekimi kundër Covid-19 me ilaçin Remdesivir të prodhuar nga Gilead do të kushtojë mesatarisht 3.120 dollarë për pacientët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çmimi i ilacit i vetmi i miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër koronavirusit, u konfirmua nga kompania farmaceutike që e prodhon. Deri tani ilaçi shpërndahej falas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që nga 1 korriku do jetë me pagesë.

të fundit

Trump: Një sulm i ri ndaj Iranit është shumë i pamundur, por SHBA-të janë gati nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...]Read More...

2 minutes ago

Italian Anti-Mafia report: Albanian groups are cooperating with the ’Ndrangheta and Cosa Nostra, what the Hydra investigation uncovered

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…

18 minutes ago

Bardhi accuses SPAK chief of favoring Balluku and reveals the clinic where, according to him, she spent thousands of euros on cosmetic procedures

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

19 minutes ago

81-year-old dies after being struck by a vehicle in Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

19 minutes ago

Parliamentary inquiry committees: an accountability mechanism or a political instrument?

Në legjislaturën aktuale atë të njëmbëdhjetë, është vetëm një komisioni hetimor parlamentar, ai për veprimet e mosveprimet në rastin e…

19 minutes ago

Ministry of Labour and Family awaits completion of report on social work centres in Peja and Gjilan

Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn. Pas asaj…

20 minutes ago