Covid 19 i ka marrë jetën inxhinierit të njohur të pyjeve Ferdin Liçaj. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, teksa shprehin dhe ngushëllimet për familjen e të ndjerit. Miqtë shprehen se Ferdini ishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u lanë përgjysmë.
Postimi prekës i miqve të tij:
None found
Sot u nda nga jeta, sot u nda nga ne, miku im, miku dhe shoku i të gjithë pylltarëve, inxhinier Ferdin Liçaj! Një lajm që na shokoi, na befasoi, na krijoi shumë dhimbje, shumë boshllek, shumë hidhërim.
Virusi tinzar, i tmerrshëm, i pabesë, i pamëshirshëm, na e mori Ferdinin tonë. Na e mori në moshën me të mirë, në moshën ku Ai kishte shumë projekte, shumë endrra….
Ne, që e njohim që në hapat e para të rrugëtimit, nuk do ta harrojmë kurrë njeriun e mirë, njeriun e mençur,njeriun fisnik, intelektualin erudit, nuk do ta harrojmë kurrë ekspertin pasionant,te dashur, te talentuar të pylltarisë shqiptare, nuk do të harrojmë poetin që i këndoi jetës, vendlindjes, bukurisë dhe madhështisë se natyrës, nuk do të harrojmë përkthyesin e palodhur dhe të talentuar, nuk do të harojmë familjarin shembëllor, të dashur, të ëmbël, të përkushtuar..
Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, shokëve, kolegëve, që patem fatin dhe privilegjin të miqësohemi dhe të bashkëpunojmë me te. Sa shume do na mungosh o miku yne! I paharruar kujtimi dhe gjithë kondributi i Tij! Lamtumirë i dashur dhe i shtrenjti Ferdin Liçaj ! Lamtumirë o miku ynë i mirë!
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…