Categories: Uncategorized

Koronavirusi që nga janari në Shqipëri? Mjeku Kalo nuk e përjashton

Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë për koronavirusin nuk e përjashton mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar, marrë shkas edhe nga numri i lartë i qytetarëve që kanë pasur shenja klinike të ngjashme me ato të Covid 19.

Testi serologjik që do të nisë nga e hëna me stafet mjekësore te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, thotë ai për Ora News, do të hedhin dritë edhe në këtë drejtim.

Të lidhura

None found

“Te ne mundet të ketë ardhur, gjithmonë janari dhe shkurti shoqërohet me një kulm të grupit ose infeksioneve grip ngjasuese. Sars Cov2 nuk ka asnjë element klinik përveç disa imazheve radiologjike më specifike se infeksionet e tjera virale që nuk janë dhe ato të gjitha të lidhura me Covid 19.Studimi që do të bëhet dhe që nis të hënën na orienton dhe në këtë drejtim. Nëse i kemi të gjithë të testuar mundet që imuniteti IgG të jetë zhvilluar para datës 8 mars kur është izoluar rasti i parë”, shprehet Kalo

Mjeku i njohur sqaron se se çfarë janë analizat serologjike per te cilat po e aplikojne dhe shume shtete te tjera te Europes.

“Individët që trajtohen pozitiv për Covid 19 dhe popullata jashtë këtij grupi zhvillojnë atë që quajnë imunitet.Testet serologjike synojnë për të përcaktuar tre shkallë të imunitetit në popullatë. Nëse nuk gjenden antitrupëza në organizëm do të thotë se ky organizëm nuk ka qenë fare në kontakt me virusin dhe në çdo kohë mund të bëhet pre e një infeksioni të tillë. Së dyti në organizëm pas ditës së 7 të kontaktit me virusin zhvillohen antikorpet IgM dhe pas ditës së 14 dhe 20 shfaqen antitrupëza që shfaqin imunitet më të qëndrueshëm”, thekson Kalo.

Sipas tij, përmes testit serologjik përcaktohen tre grupe individësh, individë pa asnjë imunitet, individët që kanë vetëm IgM dhe ata që kanë IgM dhe IgG që do të thotë se janë tashmë të imunizuar nga një kontakt ndoshta dhe pa zë nga ky infeksion.Fillimisht është menduar të bëhet paralelisht me PCR dhe më pas është menduar të shtrihet më gjerë në popullatë.

Mjeku i njohur infeksionist thotë se paraprakisht ky test do të zhvillohet nga laboratori i QSUT në bashkëpunim dhe me ISHP dhe më pas do të jenë autoritetet që do të vendosin.

“Është përcaktuar që do të jetë laboratori në QSUT në bashkëpunim me ISHP pastaj mundësia e bërjes do të përcaktohet nga autoritetet gjithmonë pasi të vlerësohen testet dhe teknika e përcaktimit. Në laboratorin e QSUT testet janë të vlerësuar, teknika që do të përdoret është tashmë e vlerësuar dhe efikase. Më pas do të mendohet për të shtrirë gamën e ekzaminimit të popullatës”, u shpreh Kalo.

të fundit

Kosovo signs €40 million contract with the European Investment Bank to improve healthcare

Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…

25 seconds ago

Just days after approval, the law on the Specialist Chambers sparks debate between parties and the EU

Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…

49 seconds ago

Ministri i Jashtëm izraelit: Vazhdojmë të përballemi me Hamasin! Shqipëria, qëndrim të palëkundur kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe…

7 minutes ago

Kosova firmos kontratën 40-milionëshe me Bankën Evropiane të Investimeve për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…

14 minutes ago

Kryeministri Rama paralajmëron pikat e shitjes me pakicë: Gjoba nëse spekuloni me çmimet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…

19 minutes ago

Xhixha pas supergolit në derbi: Nuk është fshehtësi – vendosëm 2-0’në, por u tërhoqëm; e rregullojmë gjatë javës

Redon XhixhaTirana mposhti Partizanin në derbin e parë të kryeqytetit, për llogari të javës së 6-të të “Abissnet Superiores” [...]Read…

22 minutes ago