Categories: Uncategorized

Korab Lita sulmon Rudina Hajdarin nga foltorja: Ka bërë pazare për Reformën Zgjedhore

Deputeti Korab Lita -ka reaguar ditën e sotme në Kuvend në lidhje me refromën zgjedhore.

Teksa ka theksuar ligjvënësit opozitarë pranuan mandatet për të përfaqësuar shqiptarët ai ka sulmuar edhe deputeten e opozitës, Rudina Hajdarin, duke e akuzuar atë se është bërë pjesë e pazareve politik për Reformën Zgjedhore.

“Mandati i ketij parlamenti po perfundon. Zgjedhjet e parakoheshme mund te jene ne horizont. Para dy javësh u ngrit këshilli politik me përfaqësues nga të gjitha partitë. Ne deputetët e opozitës parlamentare vendosemi në një kontekst të ri. Ne pranuam mandatet pasi kolegët tanë dogjën mandatet për ti dhënë shqiptarëve përfaqësim. Kjo s’do të thotë se ky përfaqësim duhet të çonte te pazaret.

Ne si opozita i morëm mandatet kur rregullat e lojës ishin prishur. Unë në pjesën e mbetur të jetës së këtij parlamenti do i denoncoj. Rikthimi i garës ndërpartiake ishte sfida jonë më e madhe. Përfaqësuesja jonë në këshillin politik po bëhet pjesë e Këshillit Politik, është shenja e parë se si gara prishet dhe po bëhet pazar mes partisë.

Misioni ynë i vetëm ishte hapja e garës për të mos pasur lista të mbyllura. Unë druaj se ky mision është bërë i paqenë, pasi misioni i opozitës duhet të jetë denoncimi i opozitës së dorëhequr. Ky është misioni im personal. Gara politike do të kthehet një ditë në Shqipëri. Edhe sikur i vetëm do e përmbush këtë mision“, tha Lita.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

2 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

2 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago