Categories: Uncategorized

“Konviktet u shembën për koncensionin e kampusit”, gazetari e tha një muaj e gjysmë më parë

Gazetari Klodian Tomorri me një shkrim në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruante në 16 dhjetor 2019 se qeveria nxitoi të prishte konviktet për interesa të tjera nga ajo e sigurisë së banorëve aty.

Sipas tij gjithçka qëndronte pas prishjes së godinave është një koncesion i ri.

Të lidhura

None found

Këtë gjë e ka pohuar ditën e sotme dhe PD pasi sot qeveria zyrtarizoi vendimin per te dhene me koncesion kampusin Universitar, Akademine e Arteve dhe Akademine e Policise. Autoriteti Kontraktues i koncesionit do te jete Bashkia e Tiranes.

Nga Klodian Tomorri

Fatkeqësitë dhe dhimbjet e shumicës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore.

Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në Neë Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë.

Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe.

Pas saj rruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18-a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet?

Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh.

Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet.

Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës

Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë.

Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

3 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

3 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

3 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

4 hours ago