Categories: Uncategorized

”Koha nuk pret”, PD: Çfarë fsheh qeveria me testet për koronavirusin?

Partia Demokratike kërkon nga qeverisë që të rrisë menjëherë numrin e testimeve për koronavirusin, duke nënvizuar se ky është qëndrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

spahia

Të lidhura

None found

Ish-deputeti Bardh Spahia kërkon nga qeveria që të mos fshehë më kapacitetet testuese të vendit.

“Me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të bëjë eksperimente të rrezikshëm politikë”- thekson mjeku Spahia.

Sipas tij, është emergjencë ndërprerja e zinxhirit të infektimit dhe “se vetëm diagnostikimi i hershëm i qytetarëve të prekur është çelësi i suksesit për t’iu kthyer sa më parë jetës normale”.

Deklarata e plotë e Spahisë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Dy ditët e fundit konfirmuan se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga korona virusi. Partia Demokratike po e kërkon prej një muaji bërjen e testimeve masive duke nisur nga personat e afërt të kontaktit, mjekët, forcat e sigurisë dhe ata që janë në kontakt më qytetarët në qendrat e shërbimeve tregtare.

Testimi masiv është qendrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë. Testimi masiv na jep mundësinë të gjurmojmë rastet e dyshuara, të izolojmë virusin, ta trajtojmë në kohë dhe të shpëtojmë jetë.

Cili është qëndrimi i qeverisë? Për fat të keq, qeveria bën sikur nuk dëgjon. Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësië nuk lënë rast pa dalë në televizor, por nuk kanë thënë asnjë fjalë sa teste kemi në dispozicion.

Ne sot e dimë sa teste ka në dispozicion Kosova, sa ka Maqedonia e Veriut, sa kanë vendet e tjera të rajonit. Dimë me saktësi edhe të dhënat e vendeve të zhvilluara, por nuk dimë sa kapacitete testuese dhe sa teste ka Shqipëria. Në vend që ky informacion të jepej që në fillim dhe të përditësohet çdo ditë, ai po trajtohet si sekret shtetëror.

Çfarë fsheh qeveria? Pse nuk tregohet numri në dispozicion i testeve dhe pajisjeve që bëjnë të mundur zbulimin e virusit? A ka një strategji qeveria që me numrin e ulët të testimeve të mbajë artificialisht të ulët edhe numrin e qytetarëve të prekur nga virusi?

Nëse me numrin e ulët të testimeve po synohet fshehja e numrit real të personave të prekur, ky është një akt gjakftohtë kriminal. Nuk është koha që Edi Rama të përdorë jetët dhe shëndetin e shqiptarëve për politikë dhe as për eksperiment.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kemi humbur shumë kohë me numrin e ulët të testimeve dhe çdo ditë që kalon mund të humbim mundësinë për të mbajtur nën kontroll infektimin e popullatës. Çdo ditë që kalon, do ta bënte më pas jo efektive rritjen e numrit të testeve.

Është emergjencë ndërprerja e zinxhirit të infektimit dhe se vetëm diagnostikimi i hershëm i qytetarëve të prekur është çelësi i suksesit për t’iu kthyer sa më parë jetës normale.

Partia Demokratike ripërsërit apelin për të rritur menjëherë numrin e testimeve. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët, duhet të jetë prioritet.

Në këtë drejtim, pushteti vendor, së bashku me institucionet e shendeti publik në zonë apo mjekët e familjes, duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Koha nuk pret. Është koha për testim masiv, në mënyrë që sakrifica e qytetarëve të mos shkojë dëm!

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

1 hour ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

1 hour ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

4 hours ago