Categories: Uncategorized

Klodian Allajbeu: Ka një rrëmujë “ekspertësh” e “mjeshtrash” që thonë çudira mbi koronavirusin

Nga Klodian Allajbeu

Ka një rrëmujë “ekspertësh” e “mjeshtrash” që flasin në çdo televizion për një temë që as nuk ia kanë idenë, por që është aq dinamike dhe e panjohur sa njerezit më të ditur të globit flasin me rezerva. Këtu te ne dikush thotë “piku javën tjetër”, tjetri thotë e “kapëm pikun”, “do mbarojë në prill, po mund të mbarojë dhe në qershor”.

Të lidhura

None found

Media ka nevojë për personazhe që mund të flasin se janë mbyll emisionet dhe s’ka temë tjetër që mund të shitet këto kohë. Të papunët kapin rastin e protagonizmit dhe trazojnë trurin e njerezve që s’kanë ç’bëjnë në shtëpi e shohin televizor.

Kur dikush i prezantuar si mjek shumë i njohur në Angli, por më parë dhe në Itali tha të martën në televizion që Anglia paska vendosë të mos asistojë me intubim pacientët mbi 70 vjeç, është e pamundur mos të reagosh.

NHS angleze është një organizatë shumë e madhe dhe me kapacitete të larta. Spitalet private janë bashkuar me sistemin publik në gjithë vendin. Për nëntë ditë u ndërtua super spitali ne artikullin bashkangjit (Coronavirus: How NHS Nightingale was built in just nine days).

Gjithë mjekët vullnetarisht janë angazhuar në linjën e parë të shërbimit. Po flasim për Anglinë, jo për Somalinë, kështu që duhet shumë kujdes me keqinformime të tilla.

Të paktën përveç rastit të Italisë, e cila u kap e papërgatitur ditët e para, vendet e tjera në Europë (përfshi dhe Italinë tani) po e menaxhojnë mirë këtë krizë duke treguar qe kanë burimet dhe shpirtin e mjaftueshëm të sakrificës për t’i bërë ballë ngjarjeve të rënda.

Për shembull në Spitalin Univ të Kembrixh ka të shtruar 118 pacientë me COVID-19 dhe vetëm katër vdekje. Vdekjet janë mbi 79 vjeç dhe kanë humbur jetën pas një trajtimi disa ditor nën ventilator.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

40 minutes ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

41 minutes ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

2 hours ago