Categories: Uncategorized

Kishte ardhur për varrimin e gjyshes, detajet e fundit nga ekzekutimi i të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku është ekzekutuar me armë zjarri një i ri.

Viktima ështe shtetasi Vilson Tafçiu, 28 vjeç, me origjinë nga Dibra, i vrarë me 3 plumba mbrëmjen e sotme.

Të lidhura

None found

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ai është thirrur për të dalë nga kafja nga persona të paidentifikuar dhe është ekzekutuar me armë zjarri.

Viktima kishte vetëm pak ditë në Shqipëri ndërkohë mësohet se kishte ardhur vetëm për gjyshen e cila kishte ndërruar jetë pak ditë më parë.

Por kush është viktima?

Burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është person me rekorde kriminale, ndërkohë dyshohet se mban edhe një mbiemër tjetër, Noka.

Ai në 2008 ka qenë i dyshuar për trafikimin e një sasie të madhe kanabisi, ndërsa është depërtuar nga shteti i Francës.

Nga dyshimet e para raportohet se ekzekutimi i 28 vjeçari është bërë për motive banale ndërkohë në momentin e ekzekutimit ka qënë i shoqëruar nga dy mikesha të tij.

Në vendngjarje, në Astir mësohet se ka arritur Ardi Veliu ndërkohë zona është blinduar për të vënë në pranga autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /albeu.com/

të fundit

Premtimi i Artetës nga viti 2024 pasqyrohet në ambicien e Arsenalit për Vinicius Jr

Interesimi i Arsenalit për yllin e Real Madridit, Vinicius Jr, thuhet se lidhet me një premtim që Mikel Arteta bëri…

3 minutes ago

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re…

4 minutes ago

Rruga rrezikon shtëpinë, rrëshqitja e tokës ka alarmuar të moshuarën që jeton e vetme në Gjirokastër

Poshtë Kalasë së Argjiros, në zemër të qytetit muze të Gjirokastrës, Robert dhe Vasilika Arseni, nënë e bir, jetojnë çdo…

6 minutes ago

Mickoski on Fuel Price Hikes: We Are Monitoring the Situation and Will Intervene if Necessary

Në ditët e fundit çmimet e derivateve janë rritur dukshëm, e për këtë sot u pronocua dhe kryeministri i vendit,…

12 minutes ago

Debate and Claims of Pressure Over the Return of Serbian Judges and Prosecutors

Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione të Kosovës tash e sa javë po diskutohet në sistemin e drejtësisë…

13 minutes ago

Paunović Deepens Scandal With Her Statements, Hyseni Calls for Strong Response

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin…

13 minutes ago