Pas një 44 vjeçari që u arrestua në Lezhë pasi kishte në makinë 4 marokenë klandestinë, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë sërish për këtë arsye.
Shoferi dhe fatorino i autobusit në Lezhë po transportonin 13 shtetas sirianë të cilët ishin në mënyrë klandestine në Shqipëri.
None found
Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët po transportonin me autobus 13 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasit B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit ku udhëtonin shtetasit e huaj dhe B. B., 34 vjeç, banues në Kukës, faturino i autobusit.
Këta shtetas, në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke transportuar 13 shtetas të huaj sirian dhe maroken që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /albeu.com/
Policia ka shoqëruar me dhunë një të mitur vetëm 17-vjeç, i cili sipas deklaratave të tij nuk ka lidhje me…
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç theksoi ndryshimin midis qasjes konstruktive të Kroacisë ndaj procesit të pranimit të Malit të Zi, në…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, së…
Kelvi Metaj, i riu i cili u bë simbol i protestës studentore, pasi u përball me 6 efektivë policie, është…
Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se Mickoski dhe ndihmësi i tij Nikolovski po kërkojnë alibi për zgjedhjet.Nga LSDM theksojnë…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur,…