Categories: Uncategorized

Këto janë objektet fatsjellëse sipas shenjës tuaj të horoskopit

Nëse mendoni se së fundmi nuk keni pasur fat atëherë ju duhet një hajmali. Por jo një hajmali çfarëdo. Ju nevojitet një hajmali e cil të jetë ne harmoni dhe me karakteristikat dhe veçoritë e natyrs tuaj.

Për më tepër, nesë besoni në astrologji, jeni duke lexuar artikullin e duhur. Më poshtë do të rendisim objektet fatsjellëse sipas shenjës tuaj të horoskopit.

Të lidhura

None found

1.Dashi

Jeni shenja e zjarrit, që do të thotë se ngjyrat e ndritshme janë të mbara për ju (e kuqja, portokallia). Simbolet tuaja me fat janë dielli, hëna dhe yjet. Për femrat, bizhuteritë rubin janë hajmali shumë fatsjellëse.

2.Demi

Shenja juaj drejtohet nga Afërdita dhe metali i preferuar i Perëndeshës është bakri. Aksesorët tuaj me fat duhet të bëhen prej bakrit, por çdo bizhuteri metalike me gurë të çmuar mund t’ju sjellë pasuri, shëndet dhe dashuri. Për të sjellë fat në shtëpinë tuaj, varni një patkua mbi derë.

3.Binjakët

Duke qenë një shenjë e ajrit, zogjtë, fluturat dhe pilivesat janë perfekte për ju. Këto simbole mund t’ju sjellin popullaritet, imagjinatë, kreativitet dhe liri. Nëse dëshironi të bëheni më krijues dhe komunikues, duhet të mbani një pendë zogu në shtëpinë tuaj, ose në tavolinën tuaj të zyrës. Për të shmangur fatin e keq, gjithmonë duhet të keni një pasqyrë.

4.Gaforrja

Elementi juaj është uji, kështu që simbolet tuaja me fat janë peshqit, yjet e detit, delfinët, ose çdo simbol tjetër që lidhet me ujin. Nëse doni të tërhiqni lumturinë në sektorin e dashurisë, vishni perla ose guaska. Nëse ajo që ju nevojitet është fat me karrierën, duhet të mbani një xhevahir argjendi në formën e Hënës.

5.Luani

Dielli, Hëna dhe yjet janë simbolet më me fat për të gjithë. Por, për shkak se jeni një shenjë e zjarrit, duhet të mbani bizhuteri të florinjta, në formën e zjarrit ose të Diellit. Simbolet e maceve janë gjithashtu fatsjellëse për ju, veçanërisht në karrierën tuaj. Keni nevojë për fat në hijeshi, kur shkoni në udhëtime të gjata, sepse nuk jeni personi më i kujdesshëm në botë.

6.Virgjëresha

Hajmalitë tuaja më me fat janë gurët natyralë, veçanërisht ata që kanë vrima rrethore në to. Duhet të kërkoni për sendet që simbolizojnë tokën, mund të jenë bizhuteri ose objekte dekorimi. Për prosperitet, vishni bizhuteri që simbolizojnë fruta: mollë, kumbulla, pjeshkë.

7.Peshorja

Ashtu si të gjitha shenjat e tjera të ajrit, keni nevojë për hajmali që simbolizojnë zogjtë. Për fat në biznes, mbani një objekt në formë fajkoi me vete. Zogjtë e vegjël ju sjellin fat në dashuri dhe shoqëri.

8.Akrepi

Hëna është simboli juaj më me fat. Hëna përfaqëson të nënvetëdijshmen tuaj, që mund t’ju dërgojë mesazhe të rëndësishme nëse mësoni si ta dëgjoni atë. Sende të argjendta me yje do t’ju sjellin sukses profesional, ndërsa simbolet e gjarpërinjve dhe mollës mund t’ju sjellin lumturi në dashuri.

9.Shigjetari

Ashtu si shenjat e tjera të zjarrit, keni nevojë për përfaqësimin e yjeve dhe të Diellit. Simboli i shenjës suaj që do t’ju sjellë edhe fat është: harku dhe shigjeta. Nëse mbani një varëse me zemër dhe shigjetë, shanset për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë do të rriten ndjeshëm.

10.Bricjapi

Është mirë që të kesh një gur në çdo kohë, qoftë i çmuar ose jo. Guri më i mirë për ju është kuarci rozë, i cili ju ndihmon të mbani fokusin tuaj në mënyrë që të arrini ëndrrat tuaja.

11.Ujori

Krijesat me krahë sjellin fat për të gjitha shenjat e ajrit, duke përfshirë edhe tuajën. Në mënyrë që të mbani aksidentet larg, mbani një nusepashke. Bleta do t’ju ndihmojë të shmangni problemet financiare, ndërsa pilivesa do t’ju ndihmojë të rrisni kreativitetin tuaj.

12.Peshqit

Simbolet tuaja me fat janë deti, valët, lumenjtë dhe ujëvarat. Midis metaleve, zgjedhja juaj më e mirë është argjendi, ndërsa guri juaj me fat është smeraldi. Nëse doni të jeni të suksesshëm në jetën tuaj të dashurisë, mbani një varëse me delfin.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

20 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

22 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

31 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

32 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

32 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

38 minutes ago