Categories: Uncategorized

“Kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj të keqe”, Pipero: Kur do të quhet Shqipëria e çliruar nga pandemia

Mjeku Pëllumb Pipero, shpjegon kurbën e infektimeve në Shqipëri ku sipas tij, e gjitha ka një lidhje logjike. Sipas tij, virusi vazhdon të jetë agresiv njëlloj, “kemi thënë bie transmetueshmëria me rritjen e temperaturave, por jo agresiviteti. Mbetet njëlloj agresiv sa kohë të jetë”.

Mjeku Pipero sqaroi edhe një herë opinionin e tij lidhur me efektivitetin e përdorimit të dorezave.

Të lidhura

None found

“E kam thënë e do ta them që me doreza apo pa doreza ne njëlloj e çojmë virusin në gojë në sy apo në hundë. Nëse ti prek një objekt që është i ndodhur nga spërklat e pështymës, mund ta nëse nuk i lajmë duart me gjithë dorezat, nuk përfitohet asnjë gjë, ndaj për mua s’ka arsye që dorezat të përdoren, me rëndësi të lahen duart sa më shpesh e të dezinfektohen me alkool. Nuk ndryshon asgjë nëse i përdor”, tha në “Open”.

Mjeku i njohur ka bërë apel për durim për të gjithë vogëlushët, duke u emocionuar edhe për mbesën e tij në Itali, që ka mbetur edhe pak.

“Më falni për emocionet se edhe unë kam një mbesë të vogël në Itali. Fundi i prillit do na zërë me pak raste ose me asnjë rast. Edhe maji mund të ketë ndonjë rast, por i them Kejsit të durojë edhe pak se edhe pak ka mbetur.

Vendi do quhet i çliruar një muaj pas rastit të fundit, sipas orientimit të OBSH. Ne do jemi shumë më shpejt se sa kaq, kjo pandemi do të paktën 4 muaj nga momenti i fillimit që të mbarojë”, tha mjeku, pas pyetjes nga një vajzë e vogël që ndjek emisionin.

“Së pari kemi rënie të numrit të telefonatave të 127 me 2-3 herë, së dyti ulje të numrit të rasteve të shtruara, së treti rasteve që dalin nga spitali plus numri i rasteve pozitive, është rrjedhë logjike falë dhe masave të marra në kohën e duhur, shifrat janë kokëfortë, lëvizin me 5-6 numra në ditë, kjo javë, sipas meje, do kishte luhatje të shifrave, por në trendin rënës, besoj fort që java e tretë e prillit do fillojë sipas meje ulje e qëndrueshme e rasteve pozitive, por graduale është momenti i duhur për të lehtësuar disa masa, me rënien e shifrave, trend të qëndrueshëm, mund të lehtësohen, por me një kusht, pensionistët e të sëmurit kronikë duhet të përgatiten për një qëndrim më të gjatë sa kohë s’jemi çliruar nga kjo pandemi, s’kemi vaksinë apo kemi raste të reja pozitive, jemi në kohë për të lehtësuar disa masa rënia do jetë graduale e vigjilenca duhet të vazhdojë maksimalisht sikur të ishim në mes të saj.

A e kaloi Shqipëria të keqen?

Pipero: Kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj të keqe, që kishte shumë të panjohura për ne, jemi në rrugë të mbarë, pjesën më të madhe të së keqes e kemi kaluar.

të fundit

Përplasje virtuale mes gazetarit dhe Arbana Osmanit: Ruhu se po të rrahin

Një debat i ashpër në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes gazetarin Elton Tozaj dhe moderatoren Arbana Osmani,…

11 minutes ago

A ka lidhje me Klodin? Elijona sqaron gjithçka

Big Brother VIP Kosova ish-finalistja Elijona ka folur së fundmi për raportin që vazhdon të ketë me Klodin pas përfundimit…

25 minutes ago

Shenja pl*mbash në Audin e zi, kjo është makina e 31-vjeçarit që ishte ‘shënjestra’ e atentatit, por i plagosur mbeti efektivi (FOTO)

Publikohet fotoja e automjetit të Kejdi Spajas, 31-vjeçarit, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur…

26 minutes ago

Shakira fiton betejën ligjore në Spanjë, shteti detyrohet t’i kthejë miliona euro

Shakira ka fituar një çështje të rëndësishme gjyqësore në Madrid, pasi një gjykatë spanjolle ka urdhëruar autoritetet tatimore t’i kthejnë…

1 hour ago

Endrik dëshiron të qëndrojë në Madrid, a do të jetë Murinjo një “shpëtimtari” për brazilianin?

Endrik mezi pret të kthehet te Real Madrid. Ai i dha lamtumirën Lionit, ekipit ku e kaloi gjysmën e dytë…

1 hour ago

Gjobë deri në 500 euro, Ulqini me rregulla të reja për pushuesit

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re…

1 hour ago