Categories: Uncategorized

KE: Qeveria shqiptare të rishikojë paketën anti-shpifje

Qeveria shqiptare duhet të rishikojë të ashtuquajturën “Paketa anti-shpifje” duke marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Këshillit të Europës.

Ky është reagimi i Komisionit Europian ndaj pyetjes së drejtuar nga “ABC News” mbi shqetësimet që ngre kjo paketë dhe rrëzimin e saj nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ekzekutivi Europian konsideron se kthimi mbrapsht i “paketës anti-shpifje” nga presidenti i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë përbën një rast për qeverinë shqiptare për të pranuar rekomandimet e Këshillit të Europës.

Të lidhura

None found

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, u shpreh zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.

Lidhur me pyetjen specifike, nëse Komisioni Europian mbështet shprehimisht vetërregullimin në sektorin e medias, ky institucion është përgjigjur qartë, duke renditur edhe disa nga rekomandimet kryesore të Këshillit të Europës:

“ Absolutisht që ne e mbështesim këtë. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për promovimin e vetëregullimit. Por ne e mbështesim qëllimin për ta kufizuar qëllimin e rregullimit vetëm për serviset e mediave audiovizive online, trajtimin gjyqësor të pavarur të ankesave lidhur me mediat, forcimin për transparencën e pronësisë sëë mediave në vend. Pra, ne mbështesim të gjita rekomandimet e Këshillit të Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, që duhet ndjekur nga një vend aspirant”, u shpreh ajo.

Liria e shprehjes dhe e mediave janë parakusht i Bashkimit Europian për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian./abcnews

të fundit

Start perfekt për Manchester Cityn, por superkompjuteri i Optas ia beson titullin Arsenalit

Manchester City ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligën Premier, duke regjistruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet…

4 minutes ago

E rëndë në Fushë-Krujë/ Humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit, e shtyu kolegu! Arrestohen kamerieri 26-vjeçar dhe pronari i lokalit (EMRAT)

Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant në Arrameras të Fushë-Krujës, ndërsa në pranga…

9 minutes ago

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndaj BE-së

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me…

10 minutes ago

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi: Nuk ishtë një përiudhë e lehtë!

Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas shtatë muajsh në krye të këtij…

14 minutes ago

BDI: Maqedonia e Veriut nuk u përfshi në udhërrëfyesit e Bashkimit Evropian

Komisioni Evropian e bëri të qartë: udhërrëfyes për anëtarësim do të përgatiten për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.…

20 minutes ago

V*asja e Egli Progës, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen në çështjen e vrasjes së Egli Progës. Ka…

27 minutes ago