Qindra paketa janë sekuestruar në Degën Doganore të Hanit të Hotit, Shkodër.
Sipas struktrave përgjegjëse, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi u kap ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, dhe nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
None found
Trajleri së bashku me sasinë e mallit u sekuestruan për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal.
Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.
Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore. Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë që të denoncojnë cdo rast korruptiv apo kontrabande. Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti dhe qytetari 24 orë në 7 ditë.
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…
Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…
Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…