Categories: Uncategorized

Sekuestrohen 892 mijë paketa kontrabandë me vlerë 140 milionë lekë

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 892 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 892 mijë paketa cigare të markës “President Slims”.

Të lidhura

None found

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë.

E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e planeve operacionale që kanë, pasi objektivi ynë është lufta ndaj paligjshmërisë, duke synuar krijimin e një klime të favorshme për të zhvilluar biznes në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.

të fundit

Kosova synon të ndërtojë pesë diga strategjike, Pacolli bisedon me Turqinë për bashkëpunim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…

7 minutes ago

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

11 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

13 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

17 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

17 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

25 minutes ago