Problematika e radhës e trajtuar në emisionin “Stop” lidhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe kandidatin për drejtor burgu Asaf Shehu, i cili ka qenë në këtë pozicion në vitet 1992-2006, në burgun e Sigurisë së Lartë në Tepelenë.
“Që nga Tetori i vitit ’92 deri në 24 Korrik të ’95 gjatë kësaj periudhe mora specializim në Itali, kryesisht për burgje të sigurisë së lartë.
Në ’97, unë kam vajtur tek burgu i Tepelenës, jo vetëm sepse kryeministri i atëhershëm Bashkim Fino dhe ish-Presidenti Berisha, të dy nxorrën një njoftim të përbashkët, gati urdhër që kush ka qenë drejtues të shkojë pranë institucioneve për të mos dëmtuar. E ndjeva obligim që të shkoja. Kam shkuar herën e dytë, u emërova drejtor, në 2002-shin në burgun e Tepelenës deri më 14 Dhjetor të 2005-s. Në 2006-ën u mbyll kapitulli i burgjeve”, ka treguar Shehu.
Nga 2006-a, Asafi u shkëput nga sistemi dhe në vitin 2019 mendoi të rikthehet, duke marrë pjesë në konkursin, që Ministria e Drejtësisë hapi për drejtorë burgjesh, për 15 vende vakante.
“Lexova në të dhënat që kishte dhënë ministri i atëhershëm i drejtësisë, kushtet që plotësonte një kandidat, kushtet ligjore, preferenca e arsimit, background-i në punë. Shkurt fare thashë u bëra prapë drejtor. I përmbushja pa hyrë fare në konkurrim, lëri të tjerat. Gjithsesi mora materialet.
Iu ktheva edhe njëherë atyre materialeve që unë i kam shkruar për t’i zbatuar sot të tjerët. Ta përsëris, atje i kanë mjetet që kam shkruar sidomos për burgjet e sigurisë së lartë. Në fillim fare nuk u plotësua kuorumi për 35 vende sepse 15 vende ishin në dispozicion. Çfarë ndodh? Aty pasi u ndanë tezat më ka rënë teza 648. Fillova të shkruaj, më bëri përshtypje që shumë persona sa erdhën u ulën dhe ikën menjëherë”, tha ai.
Shehu u shpreh se testi ishte realizuar mirë për botëkuptimin e një drejtori. Asaf Shehu u kualifikua në fazën e parë të konkurrimit, kaloi me sukses dhe fazën e dytë dhe u shpall fitues, duke u njoftuar për këtë nga shefi i kabinetit të ministres. Të nesërmen u ftua në një takim personal nga ministrja, ku ishin edhe shefi i kabinetit të saj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
“Jam marrë në telefon nga shefi i kabinetit, nga një numër i zyrës rreth orës 19:30. Ju jeni fitues i konkursit për drejtor i IEVP-së. Nesër duhet të vini takim me zonjën ministre në orën 11:00. Kam takuar ministren, drejtorin e burgjeve, Agim Ismaili dhe shefi i kabinetit. U takuam në ambientet e ministrisë, përballë zyrave të ministres. Mund të jetë zyra e mbledhjeve. Atje më priti zonja ministre. Të them të drejtën më uroi, shumë më respektoi të them të drejtën si motër”, tregoi Shehu.
Në bisedë e sipër, Asafi shprehu opinionin e tij për konkursin e 2017-ës, duke thënë, se ky konkurs ishte i paracaktuar. Por kjo u bë fjalia, që përmbysi rrjedhën e ngjarjeve.
Asaf Shehu: Asaj i bëri përshtypje shkëputja ime prej kaq kohësh. Dhe i thashë: Unë nuk kam lekë që të paguaja. Mund të shkoja edhe më parë në punë. Nuk kam as krahë as mbështetje sot i thashë dhe ndaj besova tek konkursi i thashë. Konkursi i parë i thashë unë qe i paracaktuar.
Aty ndodhi ndoshta përplasja me zonjën ministre sepse më tha: Kam qenë unë ministre?. Për fat të keq, Po, i thashë unë. Atëherë ministrja prapë me respekt ngrihet, më përshëndet, më jep dorën dhe më drejton nga shefi i kabinetit. Në fund të javës do të të njoftojë ai, je apo nuk je fitues.
Gazetari: Ju sikur ishit fitues, u morët në telefon si fitues dhe ju lanë takimin me ministren apo ajo përgjigje që ju dhatë i prishi balancat?
Asaf Shehu: Ju keni të drejtë, pikërisht këtu ndodh ajo që është shumë e rëndë për një shtetar apo një institucion komplet kundrejt një individi. Mua nuk më njoftuan ashtu siç më thanë. U detyrova me email, me numër telefoni, zonjës ministre, ministrisë dhe komisionit të testimit, asnjë nuk u përgjigj.
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…