Categories: Uncategorized

Kalo ka pesë këshilla të rëndësishme për fazën pas izolimit

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, në një komunikim me A2, ka dhënë pesë këshilla për shqiptarët në këtë periudhë të rihapjes graduale të vendit, pas izolimit për shkak të pandemisë koronavirus.

“Së pari, se nuk duhet të përmbysin punën e tyre të mirë me durimin dhe vetëkujdesjen e treguar shëmbullorisht gjatë këtyre javëve të fundit.

Të lidhura

None found

Së dyti, të mos dëgjojnë përrallat e politikanëve për një sëmundje imagjinare por që ajo ekziston mëse realisht dhe ende shqetëson botën mbarë.

Së treti, me sëmundjet merren mjekët dhe personeli shëndetësor dhe jo politikanët që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin për pasuri, sepse ne si popull na kanë shqyer me kohë çdo rreckë të trupit dhe çdo trashëgimi pasurore apo pronësore.

Së katërti, se ne “mantelbardhët” jemi në krah të tyre për t’u kujdesur me përkushtim në çdo çast.

Së pesti, që të fillojnë dhe mendojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe jo të politikbërësve super të pasuruar, të cilët për bizneset e pasurimit të tyre e gjejnë në çdo kohë gjuhën e përbashkët.

Sot nuk ka më të majtë apo të djathtë, por vetëm e vetëm Atdhetarë dhe Zuzarë”, thotë mjeku Kalo.

të fundit

Shpërthimi me lëndë plasëse në makinën e punonjëses së Bashkisë/ Kush është 43-vjeçari i arrestuar, në kërkim tre persona të tjerë (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…

12 minutes ago

LAMM: Kalimi në kufi pa vonesa të gjata, qarkullimi në rrugë vijon normalisht

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…

12 minutes ago

Sulmet kibernetike dhe kërcënimet për bomba, Europa heton gjurmët e dyshuara ruse

Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…

16 minutes ago

Dimitrievski paralajmëron daljen e ZNAM-it nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet në shqip

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

25 minutes ago

Prattipati and KFOR commander discuss security for communities in Kosovo

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…

31 minutes ago

Killing of Urim Fiku in Bulqizë: Shell casings found 500–600 metres from his home cast doubt on family members’ accounts

Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…

31 minutes ago