Categories: Uncategorized

Kalo apel shqiptarëve: Bëni shumë kujdes

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo me një post në rrjetin social Facebook, u ben apel shqiptareve te mos e ulin aspak vigjilencen dhe shkallen e ndergjegjesimit, pasi sic thote ai rreziku eshte i pranishem, dhe virusi ndodhet ende mes nesh.

Teksa pershkruan nje dite pune ne Infektiv, kthyer prej muajsh tashme ne spital te pare Covid, ai thekson te behet kujdes maksimal.

Të lidhura

None found

Mesazhi i Kalos

13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”, ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….

Janë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….

Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….

FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….

Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…..

të fundit

Zhegrova dhuron asistimin, Alajbegovic ndëshkon Napolin me supergol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…

2 minutes ago

Ish-futbollisti islandez rrëfen dhimbjen: Funeralin e nënës e ndoqa në YouTube pasi klubi e kërkoi në stërvitje

Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…

2 minutes ago

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

26 minutes ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

34 minutes ago

Ahmeti after victory in Bërvenica: This place belongs to indigenous Albanians

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

34 minutes ago

Arkin Jahiji after victory in Brvenica: This result was achieved together

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

34 minutes ago