Categories: Uncategorized

Kallëzohen në prokurori ish-drejtori dhe 2 ish-zyrtarë të ish-drejtorisë së Aluiznit

KLSH ka paditur penalisht në Prokurori ish-drejtorin shtetasin me inicialet I.SH në Drejtorinë Rajonale të Aluizni me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

KLSH ka ngritur padi penale edhe për dy ish-përgjegjës të sektorit për legalizimet, shtetasit me inicialet A.A dhe I.K.

Të lidhura

None found

“KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, konkretisht për : I.SH ish Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi. për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Raporti i plotë i KLSH-së:

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr.1279/1, datë 16.11.2018, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, me objekt:“Auditimi përputhshmërie për vitin 2016 -31.10.2018”.

Me Vendimin nr.68, datë 13.09.2019 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.1279/7 datë 16.09.2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në legalizime, për shkeljet:

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.Në kualifikimin e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikimi për 4017 objekte informale duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë

– Janë lëshuar 4221 leje legalizimi për objektet informale të legalizuara, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” referuar V.K.M. nr.954, datë 25.11.2015 dhe V.K.M. 1095, datë 28.12.2015”. Nga 2101 leje legalizimi në momentin e auditimit për 213 leje legalizimi konstatohet se ka miratim të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ndërsa për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë 1,059,959,811 lekë + bono privatizimi (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ).

-Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen planet, planimetritë për 4107 objekte informalë të vetëdeklaruar si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte.

-Në 25 rastet “Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk ështëi plotësuar sipas kërkesave ligjore.

– Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet dhe ose nuk disponohet dosje të hapur.

– Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor;

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve dixhitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar.

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, konkretisht për : I.SH ish Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi. për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr.1279/9, datë 20.09.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve, etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

të fundit

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

11 minutes ago

Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë, 26-vjeçari kapet i fshehur në Laç, do ekstradohet drejt Madridit (EMRI)

Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…

34 minutes ago

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

1 hour ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

2 hours ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

2 hours ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

2 hours ago