Categories: Uncategorized

“Jugun e merr Greqia, veriun Serbia”, avokati “zbardh” planin për copëtimin e Shqipërisë

Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur planin që ka Serbia për të shkatërruar Shqipërinë sipas tij, përmes minishengenit.

Në studio, Goxhaj deklaroi se ka një plan që pjesa veriore e Shqipërisë t’i jepet Serbisë, ndërsa jugu t’i mbetet Greqisë. Sipas tij, plani do të arrihet duke shpopulluar vendin dhe duke vrarë shpresën.

Të lidhura

None found

“Soros ka qenë edhe në Ohër, edhe në Novi-Sad edhe në Tiranë sepse ai e organizon këtë. Plani është që përmes ekspansionit serb, Shqipëria duhet të shkatërrohet dhe e ardhmja është planifikuar, ka një shpopullim të Shqipërisë dhe kjo të zëvendësohet me lloj-lloj popujsh të tjerë. Jugun ta marrë greku, ndërsa nga Durrësi e lart ta marrë Serbia. Si do ta marrë? Butë-butë.

Plani i tyre do të jetë vrasja e shpirtit. Rama është kanceri i Shqipërisë, Basha ka vrarë aftësinë për të kundërshtuar Ramën. Duke larguar njerëzit, realizohet plani. Do të vijë një moment që raporti i popullsisë do të ndryshojë, do të vijnë pakistanezë e popullsi të tjera. Këta janë mercenarë që paguhen për të prishur. Kanë ardhur për të shkatërruar”, u shpreh Altin Goxhaj.

Ai e ndali theksin edhe tek tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor dhe pretimet e Edi Ramës për rindërtim. Për avokatin, të gjitha këto janë gënjeshtra sepse shteti nuk ka para të mjaftueshme për t’iu dhënë të gjithë qytetarëve shtëpi.

“Tërmetin e 26 Nëntorit do ta vuajmë tani. Tani do të fillojë tërmeti i vërtetë sepse Edi Rama ka thënë se do të bëjë shtëpia. Unë nuk e besoj, nuk i bën dot, nuk ka mundësi, nuk ka para. Po të shohësh buxhetin e këtij viti, ata nuk kanë lekë. Shifrat janë shumë të fshehura, njerëzit jetojnë në kushte të vështira”, tha ai.

Avokati paralajmëroi edhe dy “tërmete” të tjera në ditët në vijim. Sipas tij, “tërmetet” e radhës do të ndodhin kur mazhoranca të miratojë e vetme reformën zgjedhore dhe kur në Shqipëri të mbërrijë ambasadorja e re amerikane.

“Ka një “tërmet” të tretë shumë të fuqishëm, që është reforma zgjedhore që do të bëjë Edi Rama. Çfarë modeli ka PD për zgjedhjet? Unë nuk e di. Rama ka mundësi ta miratojë shpejt e shpejt. Po e miratojë Rama, gjithçka ngelet në duart e tyre. Jemi përballë një tërmeti zgjedhor. Të caktohet një datën zgjedhjesh në 2020, që ka mundësi, sepse Rama ka patur mundësi të largohet që në mars të 2019, por Basha ja zgjati jetën duke i dhënë kohë shtesë. Dhe prandaj ai bën çfarë të dojë.

“Tërmeti” i katërt është fakti se ceprimet e shpejta që po kryhen me drejtësinë e reformën zgjedhore, ligjin e shpifjes, janë të gjitha me një afat: me afatin e ardhjes së ambasadores së re amerikane. Sepse e dinë shumë mirë se ambasadorja e re do të përfaqësojë Trumpin”, deklaroi Altin Goxhaj. /faxweb

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

10 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

15 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

8 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

8 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

9 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

9 hours ago