Categories: Uncategorized

Avokati i njohur: Asnjë duhanpirës me COVID-19 nuk ka vdekur, pse nuk lejohet telefoni?!

Avokati Altin Goxhaj në një lidhje me skype me Fax News, ka komentuar mënyrën se si po përballet vendi me pandeminë e koronavirusit dhe deklaratat politike në lidhje me vaksinimin.

Sipas Goxhaj, 85% e shqiptarëve nuk e pranojnë vaksinimin, ndërsa kërkesën e Lulzim Bashës për vaksinimin e gjithë popullatës dhe se qeveria duhet të sigurojë sa më shpejt medikamentin, janë pjesë sipas tij e një plani të përbashkët.

Të lidhura

None found

“Kurrë nuk është parë dhe dëgjuar që një vaksinë për gripin bëhet për gjithë popullsinë, por të rekomanduar nga mjekët për personat që ata shikojnë se nuk e përballojnë dot. 85% e qytetarëve janë shprehur në sondazh kundër vaksinimit. Janë të interesuar të gjejnë popullsi të vogla, që flasin me shpejtësi dhe urgjencë,. Sepse duhen bërë eksperimente me popullsinë si kjo e Shqipërisë. Në këtë lojë është edhe Edi Rama edhe Tritan Shehu edhe Lulzim Basha e Gazmend Koduzi. Është mekanizmi i Sororist në Shqipëri për të mbajtur Edi Ramën në pushtet. Vaksinimi për të bërë popullin shqiptar si kavie.

Vaksina mund të bëhet vetëm me rekomandime të veçanta. Duke përllogaritur popullsinë me ata që kanë ikur nga vendi, popullsia jonë është e mbuluar, se një pjesë e vogël përjashtohet. Fshihen pas vaksinës stinore, për të na vënë si kavie. PD bën sikur i bën presion qeverisë për të siguruar vaksinat. E mbani mend si thonin këta pse po hapen shkollat. Maskat me detyrim në rrugë janë absurde. Pse kurrë s’ka shpjeguar ç’është kjo vaksinë stinore, çfarë efektesh ka dhe kur është bërë herë të tjera.”., tha Goxhaj.

Sa i përket mos lejimit të celularit në pavionet e spitaleve Covid, avokati e konsideroi si terror, ndërsa ka bërë edhe një deklarat6ë të fortë në lidhje me vdekshmërinë e pacientëve që konsumojnë duhan.

“Pse nuk lejohet celulari në dhomën e pacientëve. Ata shikojnë një vdekje terrorizuese, mbase vdesin më shumë prej zemrës se sa prej Covidit. Nuk lejohet celulari se e kanë rekomandim nga OBSH. Sa njerëz që pinë duhan kanë vdekur nga Covid, sa kanë qenë në gjendje të rëndë?!

Asnjë, kam një përgjigje, asnjë në Suedi ka dalë një lajm se ata që pinë duhan kanë avantazh. Për këtë nuk ka folur askush.”, tha Goxhaj.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

10 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

15 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

8 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

8 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

9 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

9 hours ago