Ambasada shqiptare në Itali njofton se lejet e qëndrimit të skaduara ose në skadim mbi qëndrimin afatshkurtër në Itali gjatë emergjencës për shkak të COVID-19, do jenë të vlefshme deri më 31 gusht 2020.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, mbi bazën e komunikimit me autoritetet italiane lidhur me statusin juridik të shtetasve shqiptarë në Itali, njofton se lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose skadojnë në periudhën 31 janar 2020 – 31 korrik 2020, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020.
None found
Kjo periudhë kohore përkon me atë të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të COVID-19.
Ambasada në Romë, gjithashtu konfirmon se shtetasit shqiptarë që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në vendin e origjinës për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme, pa përmbushur asnjë formalitet të mëtejshëm.
“Qëndrimi në Itali përtej afateve të lejuara nuk do të dëmtojë statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar menjëherë nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen”, shprehet Ambasada.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektligji për buxhetin e vitit 2027 do të miratohet të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat…
UEFA dhe SuperiorjaNë bazë të rishikimit të vendeve për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s, klubet shqiptare mund të përfitojnë…
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë…
Opozita i është bashkuar protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit. Partia Demokratike nisi protestën e…
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…