Categories: sport

U shtanga plotësisht”, Harry Kane tregon si e përjetoi triumfin në Topin e Artë

Harry Kane ka folur për emocionet që e shoqëruan përpara se të shpallej fitues i Topit të Artë, më herët këtë të hënë. Sulmuesi i Bayern Munich pranoi se pritja i shkaktoi ankth dhe nervozizëm.

Ylli anglez fitoi Topin e Artë 2026, duke lënë pas Kylian Mbappe, i renditur i dyti, dhe Lamine Yamal, që zuri vendin e tretë.

Të lidhura

None found

Kane rikujtoi se tensioni i asaj mbrëmjeje ishte krejt ndryshe nga presioni para një ndeshjeje të rëndësishme, kur performanca e tij mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultat.

“Isha nervoz, vërtet. Zemra më rrihte fort. Nuk ishte si stresi para një ndeshjeje të madhe, ku e di se mund të ndikosh në rezultat duke luajtur mirë ose duke shënuar. Në atë moment, gjithçka që mund të bëja ishte të prisja”, tha ai.

Kur Ronaldo Nazario shpalli emrin e tij, emocionet e pushtuan menjëherë. “Ndjeva lehtësim dhe lumturi, por nuk dija si të reagoja. U shtanga plotësisht. Nuk kisha përjetuar asgjë të ngjashme më parë”, u shpreh Kane.

Ai shtoi se urimet dhe mbështetja që mori nga të tjerët ia shtuan dëshirën për ta fituar çmimin. “Të gjithë më thoshin se e meritoja dhe më uronin fat. Kur e kuptova sa shumë mbështetje po merrja, dëshira për të fituar u bë edhe më e madhe”, përfundoi ylli anglez.

të fundit

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

5 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

6 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

6 minutes ago

Rritet me 118 për qind borxhi i familjeve, Aleanca: Qytetarët po mbijetojnë me overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

9 minutes ago

Esat Ruka sjell në “E Diell” kujtimet e fëmijërisë dhe pasionin për muzikën që në moshën 5-vjeçare: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit

Kulturologu dhe kantautori Esat Ruka ishte i ftuar në programin “Diell”, në Top Channel, në rubrikën “Galeri”, ku ndau me…

11 minutes ago

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja e sotme ndaj Korabit të Peshkopisë në shtëpi, Kategoria e Parë, java e 11-të, nuk është “përtypur” dot nga…

15 minutes ago