Categories: Uncategorized

“Jetojmë në kohë të trazuara”, Rama tregon çfarë e tronditi në Moskë 15 vite pas vizitës si kryebashkiak

Kryeministri Edi Rama në postin e kryetarit të OSBE-se ka bërë thirrje në takimin me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, që të bëhet më e mirë për të arritur “pranë asaj paqeje kaq shumë të nevojshme”.

Rama theksoi se në viziten e tij në Moskë, 15 vite pasi kishte qene ne kete qytet si kryebashkiak, eshte mahnitur nga ndryshimet, por eshte tronditur nga vizita ne zonen e konfliktit “sa e dhimbshme ishte të shihje kaq shumë njerez pavarësisht nga kombësia sa vuanin pa dallim”.

Të lidhura

None found

“Më lini t’ju them se po vij në Moskë 15 vjet pas vizitës time të parë si kryebashkiak i kryeqytetit dhe do ta nisja duke ju komplimentuar ju të gjithëve në këtë qytet dhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse.

Keni të drejtë, jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se sigura në rajonin tonë është mjaft e brishtë dhe kërcenimet ndërkombëtare po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe njerëzit po vuajnë, dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë, duhet të gjejmë motivin e mirë për të nxitur dialogun e qendrueshem, bashkepunim te sinqerte për t’ju përmbajtur angazhimeve tona nderkombëtare.

Më lejoni t;ju përsëris c’kam thënë si komentet e para në marrjen e krysisë së OSBE.

Kur OSBE u themelua para 45 vitesh parimet e saj, integritetit territorial dhe sovranitetit, e te drejtave te njeriut mbeten po kaq aktuale sa ishin ditën e parë.

Duke pasur parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë, ne, të gjithë duhet të përpiqemi të bëjmë më shumë dhe të shpresojmë që më e mira nuk ka ardhur ende.

Ndaj ju falenderoj per mikpritjen dhe kete mundesi. Une e di si të gjithë e dine që Rusia është pjesëmarrës kyc në një sërë formatesh qe punojne per zgjidhjen e konflikteve në zonën e OSBE dhe vij këtu me besimin se ju dhe vendi juaj i mrekullushëm do përdorni ndikim tuaj ne keto formate që të ecni sa më shumë te jete e mundur prane asaj paqeje kaq shumë të nevojshme.

Sa u trondita kur e vizitova zonën e konfliktit më Donbas dhe sa e dhimbshme ishte të shihje kaq shumë njerez pavarësisht nga kombësia sa vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona qe luftonin ti mbijetonin dites. Ne emer te ketyre njerezve ju bej thirrje te gjitheve qe te bejme me te miren, edhe ne si ndermjetes”.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

9 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

9 hours ago