Categories: Uncategorized

Jep dorëheqjen drejtori i 7-të brenda 10 muajve në kadastrën e Vlorës, ku është “thembra” e Akilit

Vetëm 1 muaj e gjysmë në detyrë dhe Jurgen Pilkapi ka dhënë dorëheqjen nga drejtoria e Kadastrës në Vlorë.

Ai dhënë dorëheqjen, ashtu si të gjithë paraardhësit e tij që nga shtatori e deri më tani, arsyet e dorëheqjes janë ”personale”.

Por, nuk është e vështirë të kuptohet që regjistrimi i pronave në bregdet dhe në mënyrë të veçantë në pjesë të lakmueshme të këtij bregdeti siç është Jala, dyshohet të jetë thembra e Akilit e kësaj problematike në Vlorë.

Ai është drejtori i 7-të në 10 muaj që dorëhiqet nga Kadastra e Vlorës, për të cilën duket se nuk do të gjendet lehtë një drejtues, që të mos i trembet syri.

Kujtojmë se disa prej drejtuesve të dorëhequr të AKSH Vlorë janë shoqëruar edhe me punonjës të Gardës pikërisht për shkak të kërcënimeve që kanë marrë. Nga ana tjetër, edhe policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur disa herë hetime për drejtues dhe zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, por deri më tani asgjë konkrete.

Dhe përballë kësaj situate tashmë të njohur, duket se zgjidhja është rotacioni i drejtuesve derisa të mendohet një ristrukturim i plotë i kësaj drejtorie, që ishte edhe premtimi më i fundit i drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame.

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

6 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

6 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

6 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

7 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

7 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

7 hours ago