Categories: Uncategorized

Ishte fshehur brenda një banese të braktisur, çfarë i gjeti policia të riut

Policia e Maliqit ka arrestuar një person i cili është kapur me lëndë narkotike në një ndërtesë të braktisur.

Sipas policiaë, gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të fshatit Lozhan, në një ndërtesë të braktisur është gjetur një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të ushtruar gjithashtu është sekuestruar 1 armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 8 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Vijon puna për kapjen e poseduesit i cili mundi të largohej kur konstatoi forcat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të kontrollit të territorit dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të braktisur, në afërsi të fshatit Lozhan, në të cilën dyshohej se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

të fundit

Elmi Aziri: Mes 80 të punësuarve në Spitalin e Kumanovës nuk ka asnjë shqiptar

Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…

3 minutes ago

Mexhiti akuzon BDI-në se po përdor Badinterin për të penguar provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…

3 minutes ago

Milani interesohet për transferimin e Virgil van Dijkut

Klubi i madh i Serie A, Milani thuhet se synon transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit , Virgil van Dijk, si…

7 minutes ago

Halil Geci akuzon Hashim Thaçin dhe rrethin e tij: Drenica nuk është pronë e askujt

Halil Geci ka ngritur akuza të rënda lidhur me vrasjet politike të pasluftës, pretendimet për bashkëpunim me shërbime të huaja…

11 minutes ago

Kadriu calls for the bar exam to be held in Albanian

Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që…

19 minutes ago

Ismaili calls for state accountability over medicines, Vitia says: I am not a police officer, prosecutor or judge

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave dhe problemet me furnizimin në…

19 minutes ago