Mjeku i Spitalit të Fierit Gjergji Kaci ka njoftuar në Facebook se është i infektuar me COVID 19.
Ai përshkruan dhe simptomat të cilat i kanë nisur prej thuaj një jave, ndërsa shprehet se është infektuar gjatë ditëve të pushimit.
None found
Më tej, mjeku kërkon falje kontakteve të tij të ditëve të para, kohë kur nuk dyshonte se ishte i infektuar.
Statusi i plotë:
Te dashur miq!
Sapo u njoftova nga institucionet shendetesore te shendetit publik te Fierit, se rezultoj pozitiv ne testin e Coronavirusit SARS/Cov-19.
Shenjat klinike i kam prej gjashte-shtate ditesh. Ekzaminimin e tamponit e kam kryer para tre ditesh. Gjendjen shendetesore, momentalisht e kam te stabilizuar, me veshtiresi te lehte deri lehtesisht te moderuar, vecanerisht ne oret e darkes.
Dua te falenderoj jashte mase nga zemra, ata kolege e dashamires, qe me kane qendruar afer, qe ne fillimet e kesaj historie, e cila besohet te kete filluar gjate periudhes se pushimeve te mia.
Kerkoj ndjese me perulje ndaj te gjitheve, te cilet me pa dashje, mund t’i kem krijuar stres nga kontakti me te ditet e para! Shume…shume FALJE!!!…
Do te doja te falenderoja pa mase, te gjithe qe me keshillat e fjalet e mira, me kane mbeshtetur dhe kurajuar. Nje falenderim te vecante per nje koleg, te cilin do ta permend nje moment tjeter me emer, per keshillat e vazhdueshme mjekesore dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me ka ofruar!
Zoti qofte me te gjithe, te na i beje te lehte ne te semureve dhe te ruaje cilindo prane nesh e ne gjithe boten!
Gjykata e Apelit, ka ndryshuar masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, një prej tre personave të arrestuar në lidhje me…
Besiktasi po planifikon ndryshime të mëdha në krahun e djathtë të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…
Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile…
Nga LSDM sot akuzojnë se kontributet e pensioneve të qytetarëve nuk janë transferuar në shtyllën e dytë të pensioneve."Që nga…
Spanja ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, pavarësisht se vazhdon të…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), bazuar në autorizimet ligjore dhe pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, ka arrestuar dje një…