Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit mjeku i parë në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari, 64-vjeç nga Tetova.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Deari ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike prej 15 ditësh, dhe më pas ka rezultuar pozitiv edhe me COVID-19.
None found
“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore.
I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus, raporton REL.
Nga testimi i 66,133 mostrave, të infektuar me koronavirus janë 6,932 persona, prej tyre 334 kanë ndërruar jetë, 3,611 janë ende aktivë, ndërsa 2,987 persona janë shëruar.
Këtë të enjte, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën…
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar seancën fillestare më 21 dhjetor 2026, ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të…
Maqedonia përballet me një shkallë të ulët fertiliteti, pothuajse identike me mesataren evropiane, por ndryshimet midis rajoneve janë të mëdha,…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kundërshtoi embargon ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës me 130 vota…
Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.…
Një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026 parasheh ndarjen e mjeteve për pagën…