Categories: Uncategorized

I shpëtoi dy atentateve, 50 vjeçari refuzon të braktisë Spitalin: Më vrasin!

Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri.

Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën,ku po merr mjekim pas plagëve të marra, dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali pasi ka frikë dhe kërkon mbrojtje nga shteti.

Të lidhura

None found

Xhaferri është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë, atentati i dytë që i bëhet brenda një viti.

Nga ambientet e Spitalit Ushtarak ai tha për Top Channel:

-Përse nuk ikën nga spitali?

“Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin”.

-Ka ardhur automjeti i policisë.

“Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time”.

-Kur ka ndodhur atentati?

“Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht”.

-Kush të qëlloi, i njohe?

“Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

–Nga kush ke frikë?

“Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri”.

-Përse nuk ikën?

“Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria”.

-Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

“Po do vazhdoj të qëndroj këtu”.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona.

Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata.

Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj./tch

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago