Categories: Uncategorized

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Tiranë 23 vjeçari i dënuar për sulm s*ksual

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një 23 vjeccar, i cili kërkohej nga Mbretëria e Bashkuar.

Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Të lidhura

None found

Njoftimi
Tiranë

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në panga një i ri shqiptar, i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester / Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës dhe arrestimi i shtetasit shqiptar Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 minutes ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 minutes ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

30 minutes ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

47 minutes ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

59 minutes ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

1 hour ago