Categories: Uncategorized

I shpallur në kërkim kombëtar, kapet në Durrës 20 vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20 vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

I ndaluari është shtetasi me iniciale A.M., i cili në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Të lidhura

None found

Gjithashtu blutë e qytetit bregdetar kanë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë për vjedhje dhe drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vjedhje dhe drejtim mjeti në menyrë të parregullt.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Y. T., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

A. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

të fundit

VLEN përgëzon Koalicionin Shqiptar dhe mirëpret ndryshimin politik në Serbi

VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon…

9 minutes ago

Londra pret për herë të parë ceremoninë e Topit të Artë: Kane, Mbappe dhe Yamal në pritje të vendimit

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë për vitin 2026 do të mbahet të hënën, më 26 tetor,…

11 minutes ago

Serbian students end the Vučić era, win parliamentary election

Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke…

12 minutes ago

Parliament reviews bill on the State Bureau for the Verification and Confiscation of Unjustified Assets

Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin…

13 minutes ago

After her husband’s arrest, Arlinda Zekaj was found killed; brother-in-law suspected, three days earlier she wrote to the Prosecution

Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje për rastin e rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku një grua u…

13 minutes ago

Former American Chamber head: Vučić’s defeat is extraordinary news for those dreaming of the end of autocrats in the Balkans; they succeeded in Serbia, they…

Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke…

15 minutes ago