VLEN i ka përcjellë urimet Koalicionit Shqiptar për rezultatin e siguruar në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Sipas VLEN-it, ky rezultat tregon se shqiptarët mund të arrijnë më shumë kur bashkohen përreth interesave të përbashkëta.
None found
Subjekti mirëpret ndryshimin politik në Serbi dhe fitoren e Listës Studentore. Ai shpreh pritjen që qeveria e re të krijohet sa më parë, të garantojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës dhe t’i japë fund diskriminimit sistematik, përfshirë pasivizimin e adresave. VLEN thotë se, me Vuçiqin në opozitë, duhet të përfundojë represioni shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ndryshimi në Beograd, sipas VLEN-it, duhet të shërbejë edhe për hapjen e një kapitulli të ri në raportet mes vendeve të rajonit dhe për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit, me synim integrimin në Bashkimin Evropian.
VLEN shpreson që qeveria e re e Serbisë të ketë vullnetin dhe vendosmërinë politike për të ndërtuar dialog e bashkëpunim me Republikën e Kosovës. Ky proces duhet të zhvillohet mes palësh të barabarta dhe të përfundojë me njohjen reciproke të dy shteteve të pavarura.
Këtë të hënë, përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti…
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore…
Në postimet e tyre në Facebook, të dy thanë se koalicioni ka marrë 27.230 vota, duke e cilësuar rezultatin si “arritje…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me kritika nga sindikatat dhe organizatat për të drejtat e njeriut, pasi qeveria franceze…
Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët kryesore të Beogradit, për të festuar fitoren e listës së kandidatëve të mbështetur nga studentët…
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit. Një…